Komandanti i KFOR-it, vizitoi Kaçanikun
Kaçanik, 31 mars - Komandanti i Forcës së Kosovës, Gjeneral Majori Guglielmo Luigi MIGLIETTA, vizitoi sot, komunën e Kaçanikut dhe u takua me kryetarin e komunës Besim Ilazi, në ndërtesën e komunës së qytetit.
Gjatë takimit ata diskutuan situatën aktuale të sigurisë në Kosovë duke u fokusuar në fluksin e migrantëve dhe fenomenin e luftëtarëve të huaj që ndikojnë në rajonin e Ballkanit.
Kryetari shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen e tij ndaj Komandantit të KFOR-it për qëndrim tëpaanshëm dhe efektiv të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës.
KFOR-i është faktori kryesor i sigurisë tonë, tha kryetari Ilazi.
Gjatë vizitës Komandanti i Forcës së Kosovës u takua me trupat e Detashmentit të Përbashkët Rajonal Jug (JRD-S), që veprojnë në zyrën e tyre në terren në Kaçanik.
Duke folur për Ekipin Monitorues Ndërlidhës të KFOR-it (LMT) - Kilo 22, Gjeneral Miglietta i përgëzoi ata për profesionalizmin e tyre të lartë dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë rrugën e tyre per të Formësuar ndryshimin.
Struktura aktuale e KFOR-it përfshin tre Detashmente të Përbashkëta Rajonale (JRD), që mbulojnë fusha të ndryshme, nga veriu në jug: JRD-Veri me seli në Novosellë, në Kampin Marechal de Lattre de Tassigny, JRD-Qendër me seli në në Prishtinë, në Kampin Film City dhe JRD-Jug me seli në Prizren, në Kampin Sulltan Murat.
Qëndrimi i KFOR-it është formuar në përputhje me gjendjen e sigurisë në vend. KFOR-i mbetet fuqimisht e përkushtuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë Kosovën.