Komandanti i KFOR-it u takua me udhëheqësit e komuniteteve fetare
Prishtinë, 30 tetor - Përfaqësuesit e bashkësive kryesore fetare në Kosovë, myftiu Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame, Peshkopi Ortodoks Teodosje dhe Don Lush Gjergji, famullitar i Përgjithshëm i Administratës Apostolike të Kosovës u takuan dje me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo në kampin \"Film City\" Shtabin qendror të NATO-s KFOR-it në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua se si të gjitha komunitetet fetare mund të kontribuojnë në kultivimin e ndërveprimeve miqësore mes popullit të Kosovës dhe të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për ndërtimin e paqes, respektit dhe tolerancës në rajon.
Të gjitha autoritetet fetare dënuan aktet e fundit të vandalizmit në Manastirin e Deçanit. Të gjitha palët ranë dakord që këto akte të neveritshme, të ndjekura edhe nga disa sulme në internet, janë bërë për të minuar parimet e pacenueshme të tolerancës dhe pajtimit në shoqërinë kosovare. Ata fuqimisht dënuan të gjithë funadamenatlizmin i cili aktualisht është duke efektuar sigurinë e të gjithë njerëzve në mbarë botën.
Autoritetet fetare falënderuan Gjeneralin Figliuolo për atë që KFOR-i është duke bërë për të vendosur kushtet për të siguruar bashkëjetesën paqësore në këtë zonë. Të gjitha palët ripohuan angazhimin e tyre për promovimin e tolerancës fetare dhe shprehën mirënjohjen e tyre për të gjitha përpjekjet që janë bërë deri tani në këtë drejtim. Ata u bëjnë thirrje të gjithë besimtarëve të tyre për tu distancuar nga ata që nuk i praktikojnë vlerat e paqes dhe tolerancës fetare, për të krijuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.