27 Prill 2024

Komandanti i KFOR-it takon Shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë

Nish, 10 prill - Më 10 prill, Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Salvatore Farina, mori pjesë në takimin njëditor të nivelit të lartë, që u mbajt në Bazën e Forcave Ajrore në Nish, Serbinë jugore, ku takoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Lubisha Dikoviç, i cili ishte nikoqir i takimit.

Ky takim është pjesë e agjendës së takimeve të nivelit të lartë që mbahen në pajtim me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake (MTU), e njohur si Marrëveshja e Kumanovës. Kjo është hera e tretë që Gjeneralmajori FARINA takon Gjeneralin Dikoviç.

KOMKFOR-i takohet rregullisht me Shefat e Mbrojtjes së katër vendeve me të cilat kufizohet Zona e Përgjegjësisë së KFOR-it, do të thotë të Shqipërisë, IRMJ-së, Malit të Zi dhe Serbisë.

Gjeneralmajori Salvatore Farina gjatë gjashtë muajve të kaluar vizitoi Beogradin, Tiranën, Shkupin dhe Podgoricën dhe priti në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Film City në Prishtinë, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë në muajin janar, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në muajin mars.

Gjeneralmajori Farina dhe Gjenerali Dikoviç folën rreth situatës së sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në veri, dhe trajtuan çështjet e sigurisë jashtë vijës së kufirit administrativ, dhe në fund folën edhe rreth rëndësisë së bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në tërë rajonin e Ballkanit.

KOMKFOR-i theksoi përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë pas marrëveshjes së 19 prillit dhe nënvizoi se këto përmirësime u mundësuan falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe falë marrëdhënieve të fuqishme me akterët e ndryshëm ndërkombëtar, me bartësit e sigurisë dhe me institucionet ndërkombëtare e vendore.

KOMKFOR-i konfirmoi punën e vazhdueshme dhe të paanshme të misionit të NATO-së për t’i kontribuuar mjedisit të qetë dhe të sigurt, dhe lirisë së lëvizjes, me qëllim që të krijojë kushte të domosdoshme të cilat përkrahin dhe ndihmojnë progresin, demokracinë dhe modernizimin e tërë popullit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)