Komandanti i KFOR-it takohet me Shefin e ushtrisë së Sërbisë
Beograd, 13 qershor - Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Salvatore Farina, i shoqëruar nga një delagacion i stafit të shtabit të KFOR-it janë mirëpritur nga shefi i shtabit të mbrojtjes së Forcave të Armatosura Serbe Gjeneral Ljubisa DIKOVIC në një bazën ushtarake në jug të Serbisë.
Ky takim ka qenë pjesë e agjendës të bisedimve të Nivelit të lartë të ndarëmarra në përputhje me Marrëveshjen Tekniko- Ushtarake (MTA), e njohur si Traktati i Kumanovës. Kjo është hera e katërt që Komandanti takohet me Gjeneral Majorin DIKOVIC që nga shtatori i vitit të kaluar.
Gjatë takimit u diskutuan tema të rëndësishme si situate e sigurisë në Kosovë dhe roli i njësive të KFOR-it gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të angazhuara si përgjegjës i tretë në mbërshtetje të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë perspektivë Komandnati i KFOR-it theksoi se për herë të parë serbët e Kosovës nga veriu morrën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme: një rezulatat pozitiv dhe inkurajues e një dialogu të frytshëm në mes të Prishtinës dhe Belogradit i cili filloi në prill te vitit 2013 dhe të cilin NATO dhe në veçanti KFOR-i e mbështet.
Gjeneral Farina e informoi Gjeneral Dikovicin rreth aktivitetit të gjërë të KFOR në Kosovë: trendi është shumë pozitiv në gjithë territorin duke përfshirë edhe veriun që është një rajon ku KFOR-i vazhdon të mbajë prezencë të përhershme duke synuar të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët dhe organizatat të cilat veprojnë në atë pjesë të tërritorit.
Gjatë mbledhjes është adresuar edhe çështja e rëndësishme e monitorimit të vijës kufitare administrative në përputhje me atë që është indikuar nga marrëveshja tekniko ushtarake.
Në veçanti komandanti i KFOR-it konfirmoi se situata është e qetë dhe stabile përgjatë përafërsisht 350 kilometrave të vijës kufitare administrative.
Shkurtimisht, kohëve të fundit nuk është raportuar për incidente të mëdha, ngjarje ose shkelje të cilat kanë rrezikuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes: aktiviteti vazhdueshëm i monitorimit i ndërmarrë nga forcat e KFOR-it, raportet e shkëlqyëeshme në mes të pjesëtarëve të Komisionit të Përbashëkt Ushtarak të NATO-s dhe homologëve të Forcave të Armatosura Serbe si dhe aktivitetet e përbashkëta të ndërrmara në baza ditore përgjatë Vijes kufitare adminstraitve (patrullimet e sinkronizuara) ndihmojnë në mirëmbajtjen e një atmosphere paqësore, bashkëpunuese dhe pozitive.
Dy oficerët e lartë konfirmuan se ku bashkëpunim produktiv do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Gjatë kësaj dreke pune dy gjeneralët diskutuan në mëyrë të ngjashme bashkëpunimin e rëndësishme të ndërsjellë në mes të KFOR-it, Forcave të Armatosura Serbe dhe homologët e tjerë të shquar rajonal dhe akterët ndërkombëtarë me qëllim të përmirësimit të situatës së sigurisë në këtë zonë të gjerë të Ballkanit.
Në lidhje më këtë Gjeneral Farina përkujtoi se të mërkurën me 11 qershor u mbajt një konferencë e rëndësishme e quajtur A-5, ku morën pjesë shefat e mbrojtjes së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës , Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Gjatë takimit të sivjetëm diskutimi u fokusua në çështjet të lidhura me manaxhimin e krizave të dala nga fatëkeqësitë naturore dhe kontributi i mundshëmr për operacione jashtë vendit.
Në takimin e A-5 është thirrur si mysafir poashtu edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Gjenerali Lejtnant Kadri Kastrati i cili adresoi çështje lidhur me kapacitetet themelore te FSK-së (inxhineri, kërkim & shpëtim, manjanimi i mjeteve shpërthyese EOD, mjekësore, etj.) që kanë për qëllim të përballen me asistencë ndaj katastrofave naturore dhe krizave humanitare.
Para mesditëst, anash takimit të bisedimeve të nivelit të lartë, u luajt edhe një ndeshje miqësore futbolli në mes të ekipeve të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe. Përfundoi me rezultat 3 me 1 në favor të ekipit të Forcave të Armatosura Serbe.
Ka qenë një rast joformal i favorizuar fuqishëm nga të dy gjeneralët për të rritur mirëkuptimin dhe besimin reciprok. KFOR-i do të jetë nikoqir iNdeshjes kthyese muajin e ardhshëm.
Komandanti i KFOR-it takohet rregullisht me shefat e mbrojtjes të katër shteteve që kufizohen me zonën e përgjegjësisë së KFOR-it: Shqipërinë, iRJM-në, Malin e Zi dhe Sërbinë.
Gjeneral Majori Salvatore Farina gjatë gjashtë mnujave të fundit ka vizituar Beogradin, Tiranën, Shkupin dhe Podgoricën dhe gjithashtu ka mirëpritur shefin e shtabit të përgjithshëm të Foracave të Armatosura të Sërbisë në janar, si dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të Foracave Të armatosura të Shqipërisë në shabin qendror të KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë në muajin mars.