22 Dhjetor 2024

Komandanti i KFOR-it Markus Bentler u takua Oliver Ivanoviçin

Prishtinë, 6 maj - Komandanti i Forcave të Kosovës (COM KFOR) Lejtnant Gjenerali Markus Bentler, u takua  me Sekretarin e Shtetit  në Minstrinë e Sërbisë  për Kosovë dhe Metohi Oliver Ivanovic.

Ata diskutuan për një numër të çështjeve të sigurisë, në veçanti situatën në veri.

“Ishte një vlerësim i përbashkët se çështjet si shkyçja në ditët e fundit e telefonisë mobile duhet të zgjidhet me mjete ligjore  dhe duhet t’i shmagemi dhunës”, thuhet në njfotim.

Po ashtu ata kanë vlerësuar se është e nevojshme një kampanjë informuese dhe komunikim i duhur paraprakisht.

Vlerësim tjetër i takimit sipas njoftimit ishte edhe çeshtja se të gjitha përpjekjet duhet të ndërmirren për të përkrahur  kthimin e personave të zhvendosur, pasi që në veçanti kthimi i tyre e përforcon  diversitetin  dhe shumetnicitetin në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)