Komandanti i KFOR-it i viziton familjet e refugjatëve në Zallq
Prishtinë, 23 shtator - Sot, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Bühler i vizitoi familjet serbe, të cilat para disa muajsh janë kthyer në vendlindjen e tyre, në Zallq.
Trupat e KFOR-it dhe Policia e Kosovës po i ruajnë këto familje pas kërcënimeve të fqinjëve të tyre.
Familjet, të cilat ende duhet të jetojnë në tenta, po presin që shtëpitë e tyre të jenë gati për banim.
Që nga koha kur KFOR-i e mori përsipër përgjegjësinë për tu kujdesur për sigurinë e tyre, kërcënimet janë ndalur.
Gjenerali Bühler u informua nga këto familje për situatën aktuale si dhe për kushtet në të cilat jetojnë.
Ai i siguroi refugjatët që do të jenë nën përkujdjesje gjersa të përmirësohet situata.
Më tej, Gjenerali Bühler premtoi që do të angazhohet që të ndikojë tek autoritetet përgjegjëse të gjejnë një zgjidhje të përhershme që do ti siguronte banorëve të Zallqit një jetesë të qetë dhe të sigurt.
Ai e di që autoritetet kosovare do ta përmbushin obligimin e tyre për qetësi të qëndrueshme në Zallq.