22 Dhjetor 2024

Komandanti i KFOR-it dënon fuqishëm përleshjet në Mitrovicë

Prishtinë, 12 shtator - Duke iu referuar përleshjeve në Mitrovicë të mbrëmshme, Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Erhard Bühler ka thënë së KFOR-i dënon fuqishëm përleshjet e djeshme të dhunshme që ndodhën në Mitrovicë.

"Policit të lënduar të EULEX-it, shokëve tanë të KFOR-it dhe qytetarëve të pafajshëm të
lënduar u dëshiroj shërim të shpejtë", ka deklaruar Gjenerali Bühler.

KFOR-i, ka shtuar ai, nuk do të toleroj kurrëfarë dhune në Kosovë dhe "unë kërkoj që popullata e Kosovës të ndihmoj në arrestimin e ngatrrestarëve."

KFOR-i sipas tij është gjithnjë i gatshëm të veproj në çfarëdo situate së bashku me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in dhe të ndërmarr masa të duhura në mënyrë që të mabjë ambient të qetë dhe të sigurtë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)