Komandanti i FSK-së, priti një delegacion prej 20 gjeneralëve amerikanë
Prishtinë, 1 gusht - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant KadriKastrati priti sot në ambientet e Kazermës Adem Jashari në Komandën e Forcave Tokësore, në Prishtinë, një delegacion prej 20gjeneralësh dhe admiralësh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të prirënga admirali HaroldGehan dhe Mr. ClydeManning. (organizuar nga Ambasada Amerikane, në Prishtinë).
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e vazhdueshme që po japin në ngritjen profesionaletë FSK-së, për bashkëpunimin e mirë që ka edhe me Gardën Kombëtare të IOWA-s.
Gjeneral Kastrati, më pastaj e njoftoi delegacionin e gjeneralëve amerikanë, për të arriturat e përgjithshme të FSK-në, themeliminesaj, shkollimin e kuadrove brenda dhe jashtë, trajnimet e përgjithshme, realizimin e shumë projekteve humanitare, që janë në shërbim për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në Kosovë, për bashkëpunimin rajonal dhe të përgjithshëm.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastratifoli edhe për rekomandimet e dalanga DIRI dhe grupet punuese të FSK-së, për Rishikimin Strategjitë të Sektorit të Sigurisë si dhe për implementim e saj në të ardhmen.
Në fund, gjeneral Kastratiu përgjigj në shumë pyetje, të cilat i parashtruan gjeneralët amerikanë që kishin të bënin me rekrutimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, strukturën organizative të Ministrisë dhe FSK-së, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar. etj.
Në këtë takimin, morën pjesë edhe zëvendëskomandanti i FSK-së dhe komandant i KFT-së, gjeneralmajor RrahmanRama, gjeneral brigade ZymerHalimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në MFSK dhe kolonel Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Siguridhe Bashkëpunim në MFSK.