Komandanti i FSK-së priti në takim Admiralin Ferguson
Prishtinë, 26 janar - Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot, në një takim pune Komandantin e Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-ve, Mark E. Ferguson III.
Gjeneral Rama, falënderoi admiralin Ferguson për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për Kosovën e në veçanti për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin e mirë me Gardën Kombëtare të Ajovës. Me këtë rast Komandant Rama, vlerësoi lartë edhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in që po zhvillohet në shumë fusha.
Komandanti i FSK-së më pastaj e njoftoi admiralin Ferguson, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, në të gjitha fushat, bashkëpunimin që ka me shumë shtete si dhe pjesëmarrjen e FSK-së, në ushtrime dhe trajnime regjionale dhe ndërkombëtare.
Po ashtu Komandanti i FSK-së, e njoftoi admiralin Ferguson më gjerësisht me zhvillimet aktuale në FSK, duke u fokusuar tek procesi i transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Nga ana e tij, admirali Ferguson, shprehu kënaqësinë për vizitën në FSK, për pritjen dhe njëherë theksoi se SHBA-të, edhe në të ardhmen do ta ndihmojnë FSK-në.
Në këtë takim Komandanti i FSK-së shoqërohej nga gjeneral brigade Zymer Halimi, kolonel Ilir Qeriqi dhe Major Berat Shala. Admirali Ferguson në takim shoqërohej edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, koloneli Kay Hasson, zoti Xhef Firing (Jeff Fearing) si dhe zyrtarë dhe oficerë të tjerë të lartë