Komandanti i FSK-së në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Prishtinë, 22 korrik - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndron për vizitë zyrtare një javore në Shtete e bashkuara të Amerikës(ShBA).
Sipas agjendës, gjatë qëndrimit të tij në ShBA, Komandanti i FSK-së do të vizitoi Kolegjin e Luftës të SHBA në Carlisle të Pensilvanisë dhe Akademinë Ushtarake West Point në New York.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama fillimisht do të realizoi takim me Komandantin e Kolegjit të Luftës të SHBA në Carlisle/Pensilvania, Major General William E. Rapp dhe gjithashtu dhe do të merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të Atasheut të FSK-së në ShBA, gjeneral brigade Xhavit Gashi, e cila zhvillohet sot, pra më 22 korrik 2016 prej orës 08:30 deri 11:00 (ora lokale e SHBA). (Për të ndjekur live ceremoninë në fjalë mund të klikoni në linkun: http://www.carlisle.army.mil/live/).
Kolegji i Luftës i ShBA-ve, është kolegj prestigjioz i cili edukon dhe zhvillon udhëheqësit për shërbim në nivel strategjik. Qëllimi i Kolegjit të Luftës të Ushtrisë amerikane në këtë kohë në historinë e ShBA, është për të prodhuar të diplomuar nga të gjitha kurset e tyre që të jenë mendimtarë të aftë kritik dhe zhgjidhës të problemeve komplekse në zbatimin global të forcave tokësore.
Njëkohësisht, e kanë për detyrë që ushtria të veprojë edhe si një \"Fabrikë e të mendurit\" për komandantët dhe udhëheqësit civil në nivel strategjik në mbarë botën dhe në mënyrë rutinore të angazhohen në diskursin dhe debatin mbi rolin e forcave tokësore në arritjen e objektivave të sigurisë kombëtare. (http://www.carlisle.army.mil/overview.htm)