04 Maj 2024

Komandanti i FSK-së, Kastrati përcolli garat për zgjedhjen e Ushtarit më të mirë

Prishtinë, 29 prill - Në ambientet e Komandëssë Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj,pombahen garat për zgjedhjen e ushtrait më të mirë të FSK-së.

Për të përcjellë nga afër, këtë garë, mori pjesë; komandanti i FSK-sëgjenerallejtënant Kadri Kastrati së bashku me komandantin e KDS-së,gjeneralbrigade Enver Cikaqin, si dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Me këtë rast,komandanti i FSK-së,gjeneral Kastrati i ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së, për organizimin dhe angazhimin e tyremaksimal dhe  korrekt,në garën për zgjedhjen e ushtarit më të mirë të FSK-së.

Gjeneral Kastrati shtoi se,kjo garë po mbahet për herë të parë te ne, gara të tilla organizon çdo ushtri, por me emër tjetër, zgjedhja e luftëtarit më të mirë. Unë besoj, se në të ardhmen e afërtë, edhe ne do të vazhdojmë me organizimin e garëve të tilla.

“Qëllimi ynë është përgatitja sa më e mirë e pjesëtarëve të FSK-së, sepse në të ardhmen, synimi yni është të marrin pjesë në operacione paqerujtëse, qofshin ato humanitare, apo paqësore,me qëllim të ruajtjes së paqesnë botë, që synojmë tëecim krah për krah me shtetet e NATO-s,dhe me shtet tjera që marrin pjesë në këto operacione”.

Unëi falënderojë rreshtemajorat, instruktorët dhe ushtarët, që kanë bërë njëpunë të mirë, në organizimin-pëgatitjen  e kësaj gare, dhe “juve garuesve, që po merrni pjesë,ju uroj që të përfitoni sa më shumë njohuri shtesëdhe eksperiencë tëmjaftueshme, sepse këtëvit, për herë të parë FSK-ja,është ftuar që tëmarr pjesë si vëzhguese, në Kroaci, në garat e shteteve të NATO-s”.

Në fund, gjeneral Kastrati shtoi se jam shumë i bindur që vitin e ardhshëm do të jemi pjesë aktive e këtyre garave. Pikirisht kjo garë që ne po zhvillojmë, gjatë këtyre tri ditëve, është një planifikim i yni, zgjedhjen e ushtarit më të mirë,me qëllim që të përgatitemi sa më mirë, për të marrë pjesënë të ardhmen, në garat e organizuara në rajon apo në vendet e NATO-s. 

Ndësa, sipas rreshtermajorit Genc Metaj, kjo garë ka filluar dje, dhe vazhdon për tri ditë, deri në finalizimin e saj, ku po marrin pjesë 22 pjesëtarë të të gjitha njësive të FSK-së.

Ditën e parë janë mbajtur garat në këto diciplina: Tekstim fizik, navigim tokësor ditën-natën, pastaj, tekstimin e njohurive të përgjithshme, sot, ka vazhduar garimi në gjuajtje me armë të gjata, dhe nesër, garimi vazhdon në poligonin me pengesa dhe marrshimin me ngarkesa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)