23 Dhjetor 2024

Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari gradohet në gradën gjenerallejtënant

Prishtinë, 13 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë të organizuar sot gradoi kreun e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.

Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj.

Presidentja Osmani-Sadriu tha se tashmë gjeneralejtënanti është graduar në gradën më të lartë.

"Sot është graduar në gradën më të lartë dhe jam e bindur si presidente dhe qeverinë dhe jam e bindur që do ta udhëhiqni me profesionalizëm dhe nder. Nami i familjes suaj që ranë për lirinë e vendit tonë, besimi juaj në presidencë dhe qeverisë, bëjnë që keni një detyrë të madhe ", shtoi Osmani-Sadriu.

Ndërkaq, Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)