16 Janar 2025

Komandanti i Akademisë Ushtarake të Kroacisë vizitoi MFSK-në

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministri i ministrisë për Forcën e sigurisë së Kosovës (MFSK), zotëri Haki Demolli priti sot në takim një delegacion të ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, të prirë nga Komandanti i Akademisë Ushtarake(TRADOC), gjeneral brigade Blaz Beretin.

Me këtë rast në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes  dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë si dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe FSK-së, gjithnjë në kuadër të realizimit të aktiviteteve që dalin nga plani i aktiviteteve  në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy ministrive tona.

Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes si dhe Dyja Forcave të të dyja vendeve është jashtëzakonisht praktik, funksional, i sinqertë tha me këtë rast gjatë bisedës me mysafirët kroat, ministri i ministrisë për FSK, zotëri Haki Demolli.

Ministri Demolli gjithashtu përmendi edhe marrëdhëniet e mira ndërshtetërore të cilat kanë mundësuar edhe raporte shumë të mira ndërmjet institucioneve tona.

Ministri Haki Demolli tha gjithashtu se përkrahja dhe mbështetja ka rezultuar edhe si fryt i gatishmërisë së Ministrit kroat të mbrojtjes Ante Kotromanoviq i cili çdo herë ka treguar gatishmëri për përkrahje dhe bashkëpunim me Kosovën në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ministri i FSK-së në bisedë me gjeneralin Beretin i shprehu mirënjohje Forcave të Armatosura Kroate për ofrimin e  mundësive për shkollim të kadetëve dhe oficerëve tanë atje, si dhe për kurset dhe trajnimet tjera të ofruara për kaq vite me radhe.

Nga ana e tij, Komandanti i TRADOK-ut, në Ushtrinë Kroate, gjeneral brigade Blaz Beretin tha se ndjehen jashtëzakonisht mirë që për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj kanë pasur mundësi të ofrojnë specializime dhe shkollime si dhe praktika, sepse siç tha ai, populli i Kosovës e meriton dhe ne ju jemi mirënjohës për ndihmën dhe përkrahjen gjatë historisë së fundit të tyre.

Gjenerali kroat Beretin tha se kemi kënaqësinë që jemi këtu dhe se do të shohim nga afër qendrat tuaja trajnuese, shkollore dhe  gjithë nevojat tuaja, në mënyrë që në të ardhmen të shqyrtojmë mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit, meqë siç tha ai ekziston gatishmëri e madhe nga ana e palës kroate.

Gjeneral brigade Blaz Beretin me tutje sipas agjendës ka në plan vizitën në Komandën e doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, ku do të shoh  nga afër kapacitetet dhe punën që bën KDS-ja në drejtim të përgatitjes dhe profesionalizimit të pjesëtarëve të FSK-së.

Në takimin Ministrin e shoqëruan, gjeneral brigade Zymer Halimi, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe kolonel Fadil Hadergjonaj, ndërsa nga pala kroate ishin edhe Atasheu ushtarak i Kroacisë i akredituar për Kosovë, kolonel Ivica Mateshiq, nënkolonel Drago Iliq si dhe Nënkolonel Pero Matanoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)