Komandanti Farina dënon fuqishëm sulmin ndaj EULEX-it
Prishtinë, 19 shtator - Komandanti i KFOR-it dënon fuqishëm incidentin i cili ka ndodhur sot ndaj një patrulle të EULEX-it me çrast një polic ka vdekur.
Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Salvatore Farina shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta ndaj familjes së të ndjerit.
KFOR-i si përgjegjës i tretë është duke bashkëpunuar ngushtë me EULEX-in dhe të gjithë autoritetet tjera relevante për tu përballur më situata jostabile.
KFOR-i vazhdon ta mbështes zhvillimin e një Kosove stabile, demokratike, shumë kombëshe dhe paqësore.