Kolona të gjata në pikëkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë
Prishtinë, 6 prill - Është vështirësuar komunikacioni rrugor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku pritjet për të kaluar kufirin zgjasin një orë, kanë bërë të ditur zyrtarë për media në Policinë e Kosovës.
Pritjet më të theksuara janë kryesisht në dalje të pikëkalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku pritjet janë të gjata deri në 1 orë dhe ka kolona, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve, thonë zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa pritje të gjata.
Sa i përket gjendjes së rrugëve në tërë territorin e Kosovës, policia thotë se janë të kalueshme.
/Radio Evropa e Lirë/