10 Janar 2025

Koktej molotovi në një shtëpi të banuar nga EULEX-i

Mitrovicë, 31 maj - Koktej molotovi janë hedhur mbrëmë në një shtëpi në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, më saktësisht në Shipol.

Shtëpia është e banuar nga pjesëtarë të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Avni Zahiti, zëdhënës i policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, ka thënë për programin tonë se koktejët ishin hedhur në vendparkim, ku gjendeshin edhe disa automjete të misionit evropian.

Nuk është raportuar për lëndime në njerëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)