15 Janar 2025

Kodi penal i Hungarisë parasheh dënime të ashpra për kalime ilegale të kufirit

Prishtinë, 7 shtator – Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz me të cilin biseduan për situatën aktuale, me theks të veçantë për lëvizjet migratore dhe mundësinë e keqpërdorimit dhe keqinformimit të qytetarëve nga grupet e ndryshme të krimit të organizuar.

Zëvendësministri Hoxha dhe ambasadori Markusz gjatë diskutimit vlerësuan dhe konstatuan faktin që nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Kosova tashmë vlerësohet si vend i sigurt i origjinës dhe se asnjë nga këto vende nuk jep azil për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, zëvendësministri Hoxha dhe ambasadori Markusz u pajtuan që të përcjellin mesazhin tek qytetarët e Republikës së Kosovës që mos të bien pre e grupeve të ndryshme të krimit të organizuar të cilët merren me trafikimin e qenieve njerëzore, sepse pa një vizë valide, nuk mund të kalohet kufiri i Hungarisë, përkundrazi, kodi penal i Hungarisë parasheh dënime të ashpra për kalime ilegale të kufirit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)