Kodheli takon komandantin e KFOR-it
Një ndër pikat e diskutimit ishte çështja e situatës së sigurisë në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe bashkëpunimi në mes të KFOR-it dhe Forcës së Armatosur të Shqipërisë, bën të ditur KFOR-i përmes një komunikate për media.
Misioni paqeruajtës po ashtu ka shprehur mirënjohje për kontributin që Shqipëria jep në kuadër të KFOR-it, duke theksuar profesionalizmin dhe vendosmërinë e stafit të oficerëve të Shqipërisë që shërbejnë në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it.