Koci: Lushtaku u dënua për vrasje inekzistente
Prishtinë, 29 maj - Arianit Koci, avokat i ish-komandantit të Zonës operative të Drenicës të UÇK-së, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se klienti i tij është dënuar për një vrasje inekzistente.
Ai ka thënë për Epokën e re se aktgjykimi i Lushtakut është i padrejtë sepse bazohet vetëm në dëshminë e një dëshmitari të mbrojtur dhe në asnjë provë tjetër.
Madje, sipas, Kocit, kriteret dhe arsyetimi që janë përdorur për dënimin e Lushtakut nuk janë përdorur as nga regjimi i kaluar.
Ai është shprehur i bindur se shkalla e dytë do ta rrëzojë padrejtësinë që i është bërë Lushtakut dhe të tjerëve.