Koci: Donika Kadaj-Bujupi ka lëshuar tym diskotekash në Kuvend
Prishtinë, 20 nëntor - Adhuruesit e jetës së natës me siguri që e kanë provuar ndonjëherë tymin që hidhet nëpër diskoteka për të ndezur atmosferën.
Ky lloj tymi mund ti ketë dalldisur, por as nuk i ka ngufatur, as nuk i ka bërë tu shkojnë lotët, shkruan sot Koha Ditore.
Tym i tillë, avokati Arianit Koci po pretendon se është lëshuar në Kuvendin e Kosovës nga klientja e tij, Donika Kadaj Bujupi, për ta penguar seancën plenare.
Këtë veprim Koci po e cilëson se është në kuadër të fushëveprimit të deputetit. Për veprime të tilla Koci thotë se deputeti ka imunitet funksional.
Të gjitha këto pretendime avokati Arianit Koci i ka hedhur në një ankesë që të enjten e ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit, me të cilën ka kërkuar lirimin e shefes së grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.
Asaj, Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim të mërkurën për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.
/Koha Ditore/