Koalicioni sulmon sërish Libinë
Sirte është vendlindja e Gedafit ndërsa Ajdabiya sapo është marrë sërish nga rebelët.
Zëdhënësi foli edhe për shumë viktima në ushtarë dhe civilë nga sulmet me predha.
Regjimi i Muamar Gedafit ka kërkuar ndaljen e bombardimeve ajrore nga koalicioni ndërkombëtar dhe ka lëshuar një apel të ri për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Apeli ka ardhur pas një nate të gjatë bombardimesh nga ana e koalicionit.
Një zëdhënës qeveritar i ka cilësuar sulmet si të përgjakshme, imorale dhe ilegale.
Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të bombardimeve ajrore dhe një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u shpreh zëdhënësi.
Ndersa liderët e vendeve të anëtare të Bashkimit Evropian, kërkuan përmes një deklarate zgjidhjen e krizës në Libi, nëpërmjet rrugës politike.
Bashkimi Evropian, i kërkoi në mënyrë të veçantë Ligës Arabe të luajë \"rolin kyç\", për të zbatuar drejt rezolutën Nr 1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë punimeve të Samitit të pranverës, që filloi punimet me 24 mars në Bruksel, liderët e vendeve anëtare të BE-së, i bënë thirrje liderit libian Muamar Gadafi, të dorëzojë pushtetin.
Deklarata e miratuar në samit, nënvizon se zhvillimi i situatës në Libi, do të përcaktojë masat që do të merren në të ardhmen.
Një opsion është vendosja e embargos së naftës, dhe gazit natyror, në mënyrë që të ardhurat e përftuara prej tyre, të mos përdoren nga qeveria libaneze. Më herët BE-ja ka vendosur sanksione ekonomike, ndaj Libisë.