KMDLNJ viziton Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
Prishtinë, 14 gusht - Me kërkesën e të paraburgosurit Mirko Tadoroviq përmes Shërbimit social të Q.P. në Prishtinë, KMDLNj ka vizituar të paraburgosurin.
Ai ka ka deklaruar se ndaj tij po shkilen të drejtat e njeriut shkaku se gjykatësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, zonja Alltëne Murseli , Gjyqtare paraprake ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për 2 muaj me arsyen se i paraburgosuri Tadoroviq i ka dy shtetësi ( të Serbisë dhe të Kosovës), prandaj, me lirimin eventual te paraburgosurit Todoroviq , i njëjti mund të largohet nga Kosovës dhe të mos paraqitet në ftesën e Gjykatës.
Në arsyetim gjithashtu thuhet se me lirimin e tij mund të ndikojë te bashkëkryesit e veprës të cilët janë të paraburgosur në Kosovë ( veri të Mitrovicës ) dhe në Serbi. I paraburgosuri Tadoroviq nuk ka asnjë vërejtje sa i përket trajtimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë përveç caktimit të paraburgimit. I paraburgosuri ka kërkuar nga KMDLNj ti tregojë nëse ka të drejtë në dy shtetësi.
KMDLNj i ka sqaruar të paraburgosuri Tadoroviq se me caktimin e masës së paraburgimit nuk i merret asnjëra shtetësi në ndërkohë që caktimin e paraburgimit nuk e konsideron si shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria sepse kjo çështje është e drejtë ekskluzive e Gjykatës që ia ka caktuar paraburgimin dhe KMDLNj nuk mundet dhe as nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e Gjykatës.