16 Maj 2024

KMDLNj viziton grevistët e Fabrikës së Tubave

Prishtinë, 2 qershor - Ish punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës për shkak të moszbatimit të vendimit nr. AEJ 75/10 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe vendimit të Kuvendit të Kosovës të datën 19 mars 2014 i cili u mor në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe nenit 40 të Rregullores së Kuvendit me propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensim të punëtorëve të larguar me dhunë nga puna. Afatet e realizimit të pagesës ishin paraparë sipas dinamikës:

a)    Pjesa e parë e pagës në nivel 50% të shumës së përgjithshme do të ekzekutohen brenda 30 ditëve nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi.
b)    Pjesa e dytë e pagës në nivelin 25% të shumës së përgjithshme do të ekzekutohet brenda 3 muajve pas ekzekutimit të pjesës së parë të pagesës dhe
c)    Pjesa e tretë e pagesës në nivelin 25% të shumës së përgjithshme do të ekzekutohet brenda 3 muajve pas ekzekutimit të pjesës së dytë të pagës.

Pasi nuk u respektuan afatet e pagesës, 46 ish punëtorë të Fabrikës së Tubave hynë përsëri në grevë. Gjatë vizitës që u bëri KMDLNj ata thanë se gjendja shëndetësore e tyre nuk është e mirë dhe se një grevist është dërguar në Emergjencë, tjetri në shtëpinë e shëndetit ndërsa katër prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në  tendë ku po bëjnë grevë.

Gjithashtu, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës ka udhëzuar AKP-në “të bëjë përdorimin e fondeve të mbetura në sasitë e nevojshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës madje edhe përtej burimeve në dispozicion”.

AKP ndërkaq ka refuzuar ekzekutimin e vendimit për shkak se Bordi që merr vendime është jofunksional.

Nesër në ora 11:00 është caktuar një takim midis përfaqësuesit të ishpunëtorëve grevistë të Fabrikës së Tubave dhe përfaqësuesve të AKP-së.
Pas këtij takimi, grevistët i kanë deklaruar KMDLNj-së se do të informohet opinioni për mënyrën e veprimit të mëtutjeshëm.
KMDLNj është i shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të grevistëve dhe kërkon që urgjentisht të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vendimi i Kuvendit të Kosovës si dhe udhëzimi i Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ndryshe, tash ish punëtorët e Fabrikës së Tubave që janë në ditën e shtatë të grevës kërkojë pagesën 100% të detyrimeve ndaj tyre.

KMDLNj kërkon nga AKP të zbatojë vendimin për kompensim të ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave si dhe kërkon nga SBASHK të dalë në mbrojtje të drejtave të ish punëtorëve që tash janë në grevë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)