KMDLNj viziton Avokatin e ri të Popullit, Hilmi Jashari
Prishtinë, 10 korrik - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e ka vizituar Institucionin e Avokatit të Popullit dhe është takuar me z. Hilmi Jashari që u zgjodh Avokat i Popullit në Kuvendin e Kosovës.
KMDLNj është i vetëdijshëm për rolin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen, përparimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut prandaj, duke e uruar avokatin e ri z. Hilmi Jashari ka shprehur gatishmëri të vazhdojë bashkëpunimin me këtë institucion të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke kërkuar mundësi që ky bashkëpunim të avancojë në të ardhmen.
Avokati i Popullit dikur edhe vet veprimtar i KMDLNj-së , z. Hilmi Jashari tregoi gatishmëri dhe vullnet të bashkëpunojë me shoqërinë civile në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut ndërsa me KMDLNj-në do të vazhdojë bashkëpunimin sidomos për Mekanizmin për Parandalimin e Torturës, ku pjesë e një Grupi Punues që do të ndihmojë në themelimin e këtij mekanizmi deri tash ishin IAP, QKRMT dhe KMDLNj.
Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari potencoi se të drejtat e njeriut në Kosovë janë përgjegjësi e të gjithë aktorëve që merren me mbrojtjen e tyre dhe në këtë kontekst kërkoi bashkëpunim dhe bashkëveprim me KMDLNj si dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile.
KMDLNj e uroi Avokatin e Popullit me shpresë se ky Institucion që e drejton do të bëhet zëri dhe mbrojtës i atyre që u mohohen këto të drejta.