16 Janar 2025

KMDLNj vizitoi të ndaluarit në Qendër të Mbajtjes në Prishtinë

Prishtinë, 14 mars - Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit të tyre vizituan Qendrën e Ndalimit në Prishtinë pas njoftimit se janë arrestuar personat të  cilët dyshohen se kryen atentatin ndaj Azem Vllasit.

M. J. pohoi se ai ishte arrestuar të hënën më 13.03.2017, rreth orës 10:00 h, në Prishtinë. Ai i pohoi KMDLNj – së se sjellja e Policisë së Kosovës ka qenë shumë korrekte dhe nuk pati asnjë vërejtje.

Në Qendër të Mbajtjes ai është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk pati vërejtje për sjelljen e stafit. M.J. i ka deklaruar KMDLNj se edhe terapinë që e ka përdorur para arrestimit , të njëjtën e merr edhe në Qendrën për Mbajtjes.

Ai kishte problem me frymëmarrje dhe e përdorë aparatin sikur edhe probleme me depresion dhe për këtë ka trajtim të përditshëm.

Edhe i ndaluari A. Ll. pohoi se ndaj tij ka pasur sjellje të mira dhe nuk pati asnjë vërejtje në as në sjelljet e Policisë së Kosovës gjatë arrestimit, transportimit, marrjes në pyetje por as ndaj ndaj sjelljes së stafit të Q. Mbajtjes.

Të dy janë njoftuar me të drejtat që u takojnë dhe aktualisht kanë të angazhuar edhe mbrojtës.

Të intervistuarit kanë deklaruar se , që nga arrestimi , ora 10.00 e deri sot në mëngjes atyre nuk u është ofruar ushqim ndonëse kanë kërkuar. Sipas rendit shtëpiak , në Qendrën e Mbajtjes darka servohet në ora 17 .00 kurse të arrestuarit janë vendosur në ora 21.00.

Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria. KMDLNj vlerëson lartë punën korrekte të zyrtarëve policorë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë përkundër kushteve jo-adekuate për punë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)