18 Janar 2025

KMDLNj vizitoi të ndaluarit e përleshjes së armatosur në Prishtinë

Prishtinë, 14 shtator - Sot ekipi monitorues i KMDLNj –së , në bazë të mandatit për respektimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria ka realizuar një vizitë monitoruese ad – hoc në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.

Me datë 13.09.2016 para Hotel Swiss Diamond në Pirshtinë ka ndodhur një përleshje midis disa qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës me ç’rast disa nga ta kanë përfunduar me masë arresti ndërsa dy kanë pësuar lëndime trupore nga armë  zjarri.

Në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë, KMDLNj takoi Y. A dhe A. K të ndaluar për rastin e lartëcekur. Sipas mandatit që ka KMDLNj u kërkoi të ndaluarve të deklarohen vetëm për kushtet dhe trajtimin që u kanë bërë Policia e Kosovës, për të cilën ata u shprehen se nuk kishin asnjë vërejtje.

Gjatë qëndrimit në Qendrën e Mbajtjes ata pohuan se stafi është sjellur shumë mirë, janë njoftuar me të drejtat që u takojnë, i kanë vizituar mjekët, kanë angazhuar mbrojtës dhe janë njoftuar familjet e tyre. Gjithashtu, edhe në momentin e arrestimit Policia e Kosovës i ka njoftuar të ndaluarit me të drejtat që u takojnë. Qendra e Mbajtjes sa i përket kushteve fizike nuk i plotëson kushtet as për të ndaluarit dhe as për stafin e angazhuar aty.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)