16 Janar 2025

KMDLNj vizitoi Qendrën e Ndalimit!

Prishtinë, 29 dhjetor - Monitorues të KMDLNj –së në kuadër të mandatit për respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria me datë 29 dhjetor kanë vizituar Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.

KMDLNj ka pranuar informatë se ndaj një qytetari është përdorë dhunë dhe se i njëjti ndodhet në Qendër të Ndalimit në Prishtinë. KMDLNj ka vizituar Qendrën dhe takoi të ndaluarin në fjalë , E. A. 20 vjeçar nga Prishtina. E. A. aktivist i VV ishte arrestuar një ditë më parë ( 28.10.2015 ) , rreth orës 18:00 , afër kinemasë ABC në Prishtinë , pasi kishte sulmuar me vezë ministrin e bujqësisë së Republikës së Kosovës , z. Memli Krasniqi.

E. A. aktivist i VV pohoi se është sulmuar nga vet ministri së bashku me 5 rojet e tij . Të njëjtët për 15 minuta kishin vazhduar ta rrahin të riun deri sa kishte ardhur policia e Kosovës .

E. A. aktivist i VV pohoi se edhe njëri nga policët ( pohon se mund ta identifikojë ) e ka maltretuar duke i shtypur me këmbë  kokën në tokë .

Gjatë vizitës së monitoruesve të KMDLNj –së vëreheshin shenja të dhunës në kokë dhe fytyrë. Pas arrestimit i lartcekuri pohoi se është dërguar për ekzaminim mjekësor në Qendrën Emergjente në QKUK në Prishtinë. Gjithashtu sot ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe gjatë vizitës së montuesve pritej ekipi mjekësor i QKUK –së .
I lartcekuri pohoi se është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk kishte vërejtje në sjelljen e stafit të Qendrës së Ndalimit .

KMDLNj kërkon të zhvillohen hetime për dhunën e ushtruar si nga Prokuroria e Shtetit ashtu edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.  Në bazë të asaj që shihej gjatë monitorimit, është ushtruar dhunë brutale dhe si e tillë është e dënueshme . KMDLNj kërkon hetime të shpejta për rastin në fjalë . Për KMDLNj – në është e papranueshme sulmi me vezë mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk e arsyeton dhunën.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)