KMDLNj vizitoi deputetin e arrestuar Ismaili
Me datë 30 nëntor 2015 ishte paralajmëruar të mbahej seancë e Kuvendit të Kosovës, kur edhe një herë opozita kishte paralajmëruar bllokimin e saj.
Nga kontrollat e rrepta në hyrje të Kuvendit është ndaluar deputeti Fisnik Ismaili. Deputetit Ismaili gjatë kontrollit në hyrje të Kuvendit të Kosovës i janë gjetur dy mjete të dyshimta, me çrast është vendosur në një sallë të veçantë në Kuvend.
Aty ka qenë i pranishëm edhe një prokuror shtetëror i cili në mungesë të formularëve i ka pohuar z. Ismaili që do e dërgojnë në stacion policor.
Z. Ismaili pohoi se ai nuk kishte rezistuar dhe i rrethuar nga 5 pjesëtarë të Njësisë Speciale është dërguar në stacionin policor, Qendra. Ai pohoi se edhe gjatë transportimit ( në mjetin transportues) ka qenë i pranishëm edhe prokurori në fjalë. Me tu dërguar në stacionin policor, z. Ismaili kishte refuzuar të deklarohej.
Ai i pohoi KMDLNj së se është njoftuar me të drejtat që i takojnë. Po ashtu ai u shpreh i kënaqur me sjelljen e stafit të Qendrës së Mbajtjes.