17 Janar 2025

KMDLNj vizitoi Atdhe Arifin në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan

Prishtinë, 9 nëntor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit e të drejtave të njeriut në institucionet e privimit të lirisë, realizon vizita të rregullta  apo ad – hoc monitoruese në qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese në Kosovë.

Në paraditën e së martes monitorues të KMDLNj – së kanë realizuar një vizitë monitoruese në  Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, me ç’rast takuan dhe biseduan me Atdhe Arifin.

Fillimisht monitoruesit takuan drejtuesit e Institucionit me të cilët biseduan për të lartëcekurin dhe i pohuan KMDLNj - së se gjendja e tij është stabile.

Monitoruesit biseduan edhe me Atdheun dhe na pohoi se ai është në gjendje të mirë psiko – fizike dhe se sjellja e stafit nuk ndryshon nga shokët e tjerë, qoftë nga ata të dhomës apo të tjerët. Monitoruesit gjithashtu, takuan edhe psikologen e Qendres dhe pohoi se Z. Arifi është në gjendje stabile, është mirë dhe se nuk ka hapësirë për shqetësim.

KMDLNj i ka rekomanduar drejtorit të Qendrës që të rrallohen vizitat tek Atdheu dhe se ky të trajtohet si rast i ndarë nga ai Dehari. KMDLNj gjithashtu rekomandon që i paraburgosuri Arifi të trajtohet si të gjithë të tjerët pa pasur nevojë të merret në pyetje për rastin në fjalë sikur që kërkesa e Këshillit për rritjen e sigurisë në burgjet e Kosovës nuk nënkupton që të zbatohet vetëm për raste të caktuara por për të gjithë personat e privuar nga liria.

KMDLNj ka vizituar edhe E.H. , aktivist i Vetëvendosjes në qendrën e paraburgimit në Pejë. Paraprakisht , nga drejtuesit e kësaj qendre është informuar për gjendjen e E.H. të cilët kanë deklaruar se ai nuk është ankuar për asgjë.

Gjatë takimit me E.H. , monitoruesi i Këshillit i ka sqaruar mandatin e KMDLNj për monitorimin e institucioneve ku mbahen personat e privuar nga liria dhe është pyetur për trajtimin e zyrtarëve të qendrës së paraburgimit ndaj tij. I paraburgosuri E.H. ka deklaruar se konsideron se është i burgosur politik prandaj refuzon të jap çfarëdo informate lidhur me sjelljen e zyrtarëve të qendrës së paraburgimit duke konsideruar se sjellja e tyre është diçka sekondare në raport me burgosjen e tij politike.

KMDLNj ka kontaktuar ekipin mjekësor të qendrës së paraburgimit në Pejë të cilët kanë deklaruar se E.H. është pranuar me parametra vitale normale dhe se ka vizita sistematike shendetësore. Gjithashtu , i paraburgosuri pasi është ankuar për dhimbje shpine , ka marrë terapi përkatëse pas së cilës nuk ka pasur probleme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)