18 Janar 2025

KMDLNj u takua me ministren e Drejtësisë , znj. Dhurata Hoxha!

Prishtinë, 31 gusht – Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në vazhdën e bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë, u takua me ministren znj. Dhurata Hoxha.

KMDLNj i prezentoi ministres punën që bënë rreth monitorimit të drejtave të njeriut në përgjithësi si dhe për monitorimin  në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit e të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit, qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese , në veçanti mbi respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria në institucionet e privimit të lirisë, respektimin e kornizes ligjore vendore si dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për personat e privuar nga liria.

Para ministres u prezantua një pasqyrë e gjendjes në Shërbimin Korrektues të Kosovës nga këndvështrimi i organizatës joqeveritare dhe institucioni të pavarur. Gjithashtu, KMDLNj prezantoi para ministres disa rekomandime më urgjente dhe që do të ndikonin në përmirësimin e kushteve për personat e privuar nga liria, për stafin e angazhuar në Shërbimin Korrektues, për Shërbimin Korrektues dhe për Ministrinë e Drejtësisë.

Me Ministren u arritë pajtueshmëri për të vazhduar bashkëpunimin dhe që ky bashkëpunim të jetë i suksesshëm edhe në të ardhmen.





Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)