KMDLNJ: Të hetohet vrasja e policit në Kosovë

Prishtinë, 27 korrik - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë ka vlerësuar se aksioni i Policisë së Kosovës për rikthimin nën kontroll të pikave 1 dhe 31, është plotësisht i ligjshëm dhe ndihmon në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.
Nëpërmjet një komunikate për media, ky organ ka shprehur keqardhje për vrasjen e policit Enver Zymberi, i cili, siç thuhet, është vrarë nga bandat serbe.
Vrasja dhe plagosja e policëve, hedhja e granatës nuk duhet lënë pa u hetuar nga prokuroria. KMDLNj këmbëngul që kriminelët që vranë një polic të Kosovës dhe plagosën disa të tjerë, duhet të arrestohen dhe të trajtohen para ligjit, thuhet në deklaratën e KMDLNJ.