18 Janar 2025

KMDLNj takoi ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni!

Prishtinë, 8 shtator - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në vazhdën e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme, u takua me ministrin Skender Hyseni.

KMDLNj i prezentoi ministrin për punën që bënë rreth monitorimit të drejtave të njeriut në përgjithësi si dhe për monitorimin  në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit e të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit. Gjithashtu, KMDLNj vlerësoi lartë bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Policinë e Kosovës. KMDLNj ka vlerësuar sjelljen dhe mbarëvajtjen e Policisë së Kosovës në protestën e fundit të organizuar para Kuvendit të Kosovës, me ç’rast Policia është treguar mjaft profesionale. Protestën e fundit KMDLNj e ka vlerësuar si paqësore.

Gjatë takimit përfaqësuesit e KMDLNj i paraqitën edhe shqetësimet e tyre dhe kërkuan nga Ministri që të shtyjë përpara ndërtimin e objektit për Inspektoratin Policor pasi që objekti ekzistues nuk i plotëson nevojat për punë të këtij institucioni dhe nuk siguron qasje, për shkak të largësisë , për qytetarët që duan t’i paraqesin rastet për tejkalim të autorizimeve zyrtare të policisë. Ministri na njoftoi se ka bërë një kërkesë zyrtare në Komunë të Prishtinës për caktimin e një lokacioni të përshtatshëm për ndërtimin e këtij objekti të domosdoshëm për funksionimin e këtij Institucioni të rëndësishëm.

KMDLNj e njoftoi ministrin Hyseni se gjatë protestës së fundit , para Kuvendit të Kosovës ka pasur policë pa numra identifikues e që nuk duhet të lejohej kjo shkaku se , në rast të tejkalimit të autorizimeve zyrtare , përgjegjësia do të mbetej e paadresuar .

Gjithashtu, KMDLNj prezantoi para ministrit disa rekomandime në lidhje me Ligjin për pensionimin e parakohshëm për Policinë e Kosovës duke theksuar se pensionimi i parakohshëm nuk duhet të bëhet pa marrëveshje dhe në dëm të policëve , në të kundërtën do të konsiderohej si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, për sigurinë e përgjithshme, për punën e Policisë së Kosovës dhe për Inspektoratin Policor. Poashtu, KMDLNj kërkoi nga Ministri, pasiqë Kosovës i ka mbet vetëm edhe një kusht për të plotësuar sa i përket anëtarësimit për Karton të Gjelbër (me aplikim përmes palës së tretë) të gjendet një zgjidhje për zvogëlimin e numrit të automjeteve të paregjistruara dhe të pasiguruara, e që është kusht i Këshillit të Byrove që numri i automjeteve të paregjistruara duhet të jetë 3%. Kosova është në bisedime me Slloveninë që të bëjë aplikimin për anëtarësimin në Këshillin e Byrove, gjë që do të mundësonte që Kosova të anëtarësohej në Kartonin e Gjelbër.

Ministri vlerësoi se raportet e KMDLNj –së janë mjaft objektive dhe se është duke u angazhuar për të përmbushur rekomandimet që kanë prezentuar KMDLNj, qoftë përmes raporteve, reagimeve publike apo edhe nëpërmjet takimeve e tryezave. Në fund të takimit u arritë pajtueshmëri për të vazhduar bashkëpunimin dhe që ky bashkëpunim të jetë i suksesshëm edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)