KMDLNJ: Standarde të dyfishta në reagimet kundër dhunës
Prishtinë, 5 maj - Ditë më parë në dyert e Manastirit të Deçanit ishte shkruar nga persona të panjohur një grafit me shkronjat UÇK dhe reagimi i Serbisë, institucioneve vendore dhe diplomatëve ndërkombëtarë në Kosovë ishte i menjëhershëm.
Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është një rregull që para se të reagohet apo adresohet qartë përgjegjësia duhet të përfundojnë hetimet e organeve kompetente.
Në Kosovë këto reagime të krerëve të institucioneve vendore kushtëzohen shkaku se ambasadorët me ndikim të madh në Kosovë i paraprijnë këtyre reagimeve.
Reagimet llogariten si politike por nëse kemi parasysh faktin se politike në Kosovë është vet drejtësia, hetimi, gjykimi dhe dënimi atëherë bëhet një paragjykim i rastit i bazuar kryesisht në motive etnike. Provokimet dhe dhuna duhet të gjykohen në përgjithësi ndërsa dhuna ndaj pakicave (si pjesë më e ndjeshme e shoqërisë) trajtohen në veçanti.\"
\"Me reagimet e ngutshme dhe pa filluar hetimet vetëm sa dëmtohet hetimi por edhe raportet ndëretnike. Për shkronjat UÇK në Manastirin e Deçanit Serbia mbase u ankua edhe në OKB dhe sigurisht se në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kur do të raportohet për Kosovën do të diskutohet edhe për këto tri shkronja.\"
\"I menjëhershëm ishte reagimi i ambasadores Jacobson, ambasadorit Cliff, ambasadorit të OSBE-së. Ishte shumë i shpejtë edhe reagimi i zëdhënëses së KMDLNj-së (deri më tash) presidentes Atifete Jahjaga!, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
Jo fort moti, përkatësisht ditë më parë shtegtarët e liberalizimit të vizave në rrugëtimin e tyre nga Gjilani në Bruksel në një pelegrinazh sensibilizues u rrahën keq gjatë kalimit nëpër Graçanicë. Ishte kjo rrahje e ndihmuar edhe shkaku se Policia e Kosovës e cila i shoqëronte haxhilerët e Gjilanit nuk i mori në mbrojtje nga qytetarët serbë të Graçanicës që u provokuan nga shqiptarët sipas kryetarit të Graçanicës nga Lista Srpska Ivica Daçiq.
Ishte edhe shumë më keq se për këtë dhunë ndaj shtegtarëve tëliberalizimit të vizave nuk reaguan fare as ambasadorja Jacobson, ambasadori Cliff, ambasadori i OSBE-së e sidomos ish zëdhënësja e KMDLNj-së presidentja Atifete Jahjaga e cila për shkak se po reagon duke diskriminuar njërën palë, pakicën shqiptare, e humb të drejtën që në të ardhmen të deklarohet në emër të KMDLNj-së. Është jashtë zakonisht i rëndë heshtja para këtij akti të dhunshëm ndaj pelegrinëve të Shengenit të Edita Tahirit dhe Vlora Çitakut ngase këta pelegrinë po e bëjnë punën që duhet ta bëjnë këto dy zonja..., thuhet më tej në kumtesë.
Ndërkaq, sa i përket deklaratës së kryetarit të Graçanicës nga Lista Srpska Ivica Daçiq se shqiptarët po provokojnë duke kaluar nëpër Graçanicë me famuj të Kosovës, të BE-së dhe një flamurth kombëtar duhet të bëhet një zgjidhje.
KMDLNJ fuqishëm e kundërshton mënyrën se si dënohen dhe gjykohen aktet e dhunës nga politikanët vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët reagojnë me inercion dhe në mënyrë refleksive, duke i dëmtuar skajshmërisht të drejtat e njeriut si vlera elementare por edhe fundamentale të demokracisë.