17 Janar 2025

KMDLNj serish bënë thirrje publike për miratimin e Ligjit për Falje

Prishtinë, 21 dhjetor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në kuadkuadër të bashkëpunimit me Avokatin e Popullit, u takua me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

KMDLNj i prezentoi avokatit punën që bënë rreth monitorimit të drejtave të njeriut në përgjithësi si dhe për monitorimin e respektimit e të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit, qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese  dhe në vendet e tjera ku mbahen personat e privuar nga liria që  nënkupton respektimin e kornizës ligjore vendore si dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për personat e privuar nga liria.

Gjithashtu, në këtë takim me Avokatin u bisedua edhe për Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës, për punën e Panelit për Lirim me Kusht si për institucionin e faljes së Presidentit, për të cilën  KMDLNj në vazhdimësi ka bërë thirrje që Presidenti/ja ta shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese  dhe diskrecionale të falë ata që e meritojnë përkatësisht që numri i të falurve të jetë më i madh që do të ndikonte në pranimin më të lehtë të programit të risocializimit.

KMDLNj edhe një herë  bënë thirrje publike për miratimin e Ligjit për Falje dhe se para festave të fundvitit shpreson që Presidenti të bëjë faljen e një numri të personave të privuar nga liria, të cilët i plotësojnë kriteret.

Përfaqësues të KMDLNj-së vizituan edhe ambientet e brendshme të Institucionit të Avokatit të Popullit, me rastin e zhvendosjes në objektin e ri, për të cilën ka lobuar mjaft në mënyrë që Avokati i Popullit, si institucion shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të ketë kushte për punë .

Me Avokatin e Popullit u arritë pajtueshmëri për të vazhduar bashkëpunimin dhe që ky bashkëpunim të formalizohet me marrëveshje për bashkëpunim për aktivitete të caktuara e që janë synim i këtyre institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për mbrojtjen , përparimin dhe promovimin e këtyre të drejtave.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)