KMDLNJ regaon ndaj presionit ndaj banorëve shqiptarë
Prishtinë, 19 korrik - Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, ka reaguar ndaj siç thuhet një presionin që ushtrohet ndaj banorëve shqiptarë, boshnjak dhe serbëve jashtë strukturave paralele në veriun e Mitrovicës.
Në një komunikatë për media nga ky këshill thuhet se një presion të tillë i është nënshtruar edhe familja e Sebahate Selacit, së cilës strukturat paralele të administratës së UNMIK-ut, kërkojnë tia rrënojnë shtëpinë.
Në komunikatë thuhet se KMDLNj shpreh shqetësimin për aktivitetin e këtyre strukturave kriminale paralele të cilat nën petkun e UNMIK janë duke tentuar ta realizojnë strategjinë e Qeverisë Serbe për Veriun e Kosovës, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Po ashtu KMDLNJ, është shumë i shqetësuese që veprimet e tilla bëhen para syve të Institucioneve të Kosovës dhe misionit të EULEX-it.
KMDLNj u bënë thirrje institucioneve si Komunës së Mitrovicës, Qeverisë dhe EULEX që të ndërmarrin hapat e duhur ligjorë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës në këtë pjesë të Kosovës.
Drejtusit e kështillit, konsiderojanë se veprimet e tilla janë në funksion të tërheqjes së vëmendjes nga problemi i madh i krimit të organizuar dhe kontrabandës në atë pjesë të Kosovës, thuhet mes tjerash në komunikatë.