17 Maj 2024

KMDLNj: Personat e privuar nga liria, të privuar edhe për votim

Prishtinë, 6 nëntor - Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit për monitorim të Qendrave të ndalimit, të paraburgimit dhe ato korrektuese ka monitoruar procesin e votimit për personat e privuar nga liria në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Prizren dhe Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.

KMDLNj vlerëson se sipas zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në KQZ në afatin e paraparë me ligj (15 ditë para zgjedhjeve) janë dërguar listat e personave të privuar nga liria e që kanë pasur të drejtë vote me kusht si dhe u janë ofruar dëshmi për dokumentet e identifikimit të këtyre personave me të drejtë vote.

”Në këtë qendër janë dërguar ekipet mobile të KKZ-së së bashku me materialin përcjellës për votim. Kushtet për votim kanë qenë të mira ku është garantuar fshehtësia e votës. Personave të privuar nga liria anëtarët e KKZ-së iu është sqaruar mënyra e votimit gjatë dorëzimit të fletëvotimeve dhe dy plikove në të cilat janë futur ato".

"Të burgosurit kanë votuar në prani të komisionit të KKZ-së, oficerëve korrektues dhe monitoruesve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimit e të Mbijetuarve të Torturës” vlerëson KMDLNj.

Monitoruesit e KMDLNj-së konstatojnë se: Në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur asnjë të arrestuar prandaj procesi i votimit ka qenë i panevojshëm.

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë nga gjithsej 65 të burgosur kanë votuar në një votim të pjesshëm vetëm 39 të privuar nga liria, 3 kanë qenë në trajtim spitalor, 10 shtetas të huaj, ndërsa 13 shtetas të Kosovës të cilëve u ka munguar dokument identifikimi të paraparë me ligj.

”Në pliko të mëdha kanë qenë të shënuar emrat e komunave nga janë të burgosurit ku kanë qenë të vendosura fletëvotimet. Për Mitrovicën plikot janë shënuar me Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut!!!!

Të drejtën e plotë për të votuar për kandidatë për kryetar komune, subjektin politik dhe kandidatë për këshilltarë komunalë e kanë pasur vetëm të burgosurit me vendbanim në Prishtinë sepse vetëm ata i kanë pasur regjistrin me emrat e kandidatëve për këshilltarë komunal të Prishtinës.

Të burgosurit nga komunat e tjera në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë kanë pasur mundësi të votojnë vetëm për kandidatë për kryetarë të komunës dhe subjektin politik por jo edhe për kandidatin e preferuar të këshilltarit komunal në mungesë të listave.

Prandaj, të burgosurit janë ndjerë të hutuar dhe kanë shfaqur pakënaqësi me privimin e kësaj të drejte. Edhe anëtarët e KKZ-së kanë deklaruar se nga KQZ-ja janë pajisur vetëm me listën e votuesve, fletëvotimet si dhe fletushkat me emrat për këshilltarë komunal vetëm për komunën e Prishtinës.

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka filluar votimi rreth orës 13 e 30 dhe ka përfunduar në ora 14 e 10. Komisioni katër anëtarësh nga KKZ-ja në Prizren ka sjellur listën vetëm për të dënuarit dhe të paraburgosurit nga Komuna e Prizrenit, që do të thotë se të burgosurit tjerë nuk janë lënë të votojnë, ngase nuk kanë qenë në lsitën e KKZ-s së Prizrenit, përkatësisht Komunës së Prizrenit.

Ndërkaq, sipas menaxhmentit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren ditën kur votohej (dt.03.11.2013) në këtë institucion ishin 89 të burgosur (nga ta 77 në paraburgim e 12 të dënuar).

KMDLNJ-së në Prishtinë me këtë rast proteston tek KKZ-ja e përmes saj edhe te KQZ-ja që nuk ka sjellur listat nga komunat tjera prej nga vijnë të burgosurit.’E drejta për të votuar është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Kjo të dielën iu mohua në Prizren 83 të burgosurve dhe në Prishtinë 38 të burgosurve.

Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut që nuk ka guxuar të ndodhë dhe KMDLNj konsideron se këto zgjedhje duhet të përsëriten aty ku ka pasur votim të pjesshëm apo nuk është votuar fare, vlerëson KMDLNj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)