04 Maj 2024

KMDLNJ përkrah masat në Qendrën Korrektuese

Prishtinë, 3 shtator - Vlerësimi i KMDLNJ-së është se Qendra Korrektuese e Dubravës është themel mbi të cilin duhet të ndërtohet mbarëvajtja e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, thuhet në komunikatën për medie të kësaj organizate.

Problemet me të cilat po përballet tash Ministria e Drejtësisë në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë identifikuar nga organizatat monitoruese dhe nga kjo Ministri është kërkuar të ndërmerren veprime konkrete dhe masa ndaj bartësve të dukurive negative si nepotizmi, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë lirimit me kusht, keqpërdorimi i raporteve mjekësore, tregtimi me narkotikë, celularë dhe mjete të tjera të ndaluara dhe privilegji i një kategorie të personave të privuar nga liria.

KMDLNj ka kërkuar një udhëheqje të përgjegjshme dhe profesionale në Qendrën Korrektuese në Dubravë si dhe shkatërrimin e zinxhirit të keqpërdorimeve. Sepse, janë dëmtuar interesat e personave të privuar nga liria duke i diskriminuar ata pa “krahë të fortë” dhe duke i favorizuar “të fortit “.

Si kontribut për tejkalimin e situatës së krijuar dhe përmirësimin e gjendjes në Qendrën Korrektuese të Dubravës KMDLNJ përkrah në tërësi masat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë për caktimin e një ekipi të përbashkët menaxhues, mbase të përkohshëm duke besuar se do të krijohen rrethana dhe mundësi më të mira për personat e privuar nga liria dhe stafin korrektues.

KMDLNJ është kundër linçimit publik dhe medial të drejtorit të shkarkuar dhe personave tjerë deri sa nuk vërtetohet me një vendim përgjegjësia apo fajësia e tyre.

KMDLNJ do të përkrahë punën e ekipit menaxhues të emëruar nga Ministria e Drejtësisë duke shpresuar se bashkëpunimi do të jetë i suksesshëm në të ardhmen në funksion të përmirësimit të kushteve, respektimit të drejtave të njeriut të personave të privuar nga lira dhe stafit korrektues e që në masë të madhe do t’i zvogëlojë mundësitë për vazhdimin e dukurive negative në këtë Qendër Korrektuese por edhe në qendrat e tjera në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)