26 Dhjetor 2024

KMDLNJ përgezon policinë për arrestimin A.S dhe D.K

Prishtinë, 24 gusht - Pas krimit jashtëzakonisht të rëndë me ç’rast humbi jetën M.O., 18 vjeçare nga Ferizaj, Policia e Kosovës, pas një hetimi të shpejtë dhe profesional e arrestoi të dyshuarin A.S.,  ndërsa,  sot,  në mesditë në fshatin Sojevë e arrestoi të dyshuarin kryesor për këtë krim shumë të rëndë, D.K. me të cilin viktima ishte martuar muaj më parë.

Vlenë të theksohet se ndihma e qytetarëve ndihmoi shumë në arrestimin e të dyshuarit kryesor dhe tani mbetet në përgjegjësi të hetuesve policorë si dhe prokurorisë të sqarojnë rrethanat dhe motivin e këtij krimi të tmerrshëm që nxiti indinjatë të thellë te qytetarët e Ferizajit dhe të Kosovës pas së cilës autoriteti i vetëm, Gjykata  kompetente do të marrë vendim, pas administrimit të provave.

KMDLNj, edhe më parë ka kërkuar që të mos ndërhyhet në punën e organeve të hetuesisë, përkatësisht të Policisë dhe Prokurorisë sepse konsiderohet si presion ndaj tyre dhe se gjykimet e tilla përkatësisht vendimet e gjykatës, në disa shtete janë hedhur poshtë nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasbur me arsyetim se gjykimi i opinionit është konsideruar si presion në vendimmarrje të gjykatës e që ka ndikuar në vendimin final të Gjykatës.

Nëse në Kosovë flasim për pushtete të ndara dhe nëse themi se Gjykatat janë të pavarura në marrje të vendimeve atëherë është e papranueshme që opinioni të caktojë lartësinë e dënimit aq më parë që kjo është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e prokurorit të rastit që është përfaqësues dhe mbrojtës i aktakuzës dhe, pas administrimit të provave, vetëm Gjykata është autoritet suprem dhe i vetëm për marrje të vemdimit pas së cilës palët e pakënaqura kanë të drejtë ankimimi në afatin e paraparë me ligje , deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë.

Nga aspekti i të drejtave të njeriut çdo i akuzuar ka të drejtë për një proces të drejtë, fer, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht apo i ndonjë natyre tjetër dhe askush nuk mund të shpallet fajtor pa një vendim përfundimtar të Gjykatës kompetente. Çdo i akuzuar ka të drejtë të ketë mbrojtës për të cilin përcaktohet apo, në rast se nuk ka mundësi, i caktohet një mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

KMDLNj e kundërshton çdo ndërhyrje apo presion që i bëhet organeve të hetuesisë apo gjykatave e që në Kosovë është i pranishëm, qoftë për përfitime politike apo të tjera .

KMDLNj e dënon linçimin publik që iu bëhet personave të cilët nuk pajtohen me qëndrimet e linçuesve, kanë qëndrime ndryshe dhe këtë e konsideron si presedan të rrezikshëm për demokracinë dhe lirinë e shprehjes  e që i ngjanë sjelljeve në Korenë e Veriut. Është një linçim përjashtues dhe i papranueshëm.

KMDLNj e dënon krimin jashtëzakonisht të rëndë në Ferizaj me ç’rast humbi jetën M.O. nga Ferizaj dhe në të njëjtin rast përgëzon Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatën për një punë shumë profesionale dhe efikase e që për rezultat pati arrestimin e të dyshuarve për këtë krim të tmerrshëm për një kohë shumë të shkurtër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)