KMDLNj nëshkruan Marrëveshje me MD-në dhe Shërbimin Korrektues
Në fakt, ky Memorandum është vazhdim i bashkëpunimit shumëvjeçar që ka për qëllim përmirësimin e trajtimit të personave të privuar nga liria, përmirësimin e kushteve për oficerët korrektues dhe përgjegjës të tjerë.
KMDLNj është i interesuar që të fuqizohen mekanizmat monitorues vendorë që me rekomandimet e tyre do të ndihmonin , edhe personat e privuar nga liria sikur edhe personelin zyrtar.
Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes KMDLNj u takua me drejtorin e SHKK - së Sokol Zogaj dhe me zëvendësin, Shemsi Hajrizi për të biseduar për problemet me të cilat ballafaqohet SHKK si dhe gjetjen e mundësive që të krijohen kushte më të mira për të gjithë.
Realisht KMDLNj shprehu shqetësimet për numrin e të burgosurve që shfrytëzojnë beneficionet, atyre që lirohen nga Paneli për Lirim me Kusht si dhe mungesës së Ligjit për Amnisti më gjithëpërfshirëse.
U bisedua edhe për avancimin e mënyrave alternative të dënimit që në Kosovë zbatohen pak sikur edhe për fuqizimin e Njësisë ekonomike e cila funksionon thuaja simbolikisht.
KMDLNj ka vërejtje gjithashtu edhe për ekspanzion të ndërtimit të burgjeve të reja që janë të kushtueshme dhe në shpërputhje të madhe me nevojat e Kosovës të cilat pastaj mbesin të zbrazura dhe mirëmbajtja e tyre është shumë e kushtueshme dhe si shembull e theksoi Pavijoni për Dëshmitarë të Mbrojtur me kapacitet mbi 100 vende kurse tani , dhe disa vite më parë nuk ka asnjë të akomoduar. Ministria e Drejtësië dhe SHKK mirëpresin rekomandimet e KMDLNj së dhe organizatave të tjera monitoruese!