03 Maj 2024

KMDLNJ monitoron protestën studentore

Prishtinë, 3 janar - Monitorues të KMDLNj – së 28 dhe 29 janar 2014 monitoruan protestën e organizuar nga organizata studentore ’’Studim, Kritikë, Veprim (SKV)’’ para Rektoratit të Universitetit Publik të Prishtinës. 

Protesta kishte filluar  para orës 8.00 të. Studentët bllokuan hyrjen në rektorat për rektorin Gashi dhe të punësuarit e tjerë ndërkaq kërkesa ishte që rektori Ibrahim Gashi të jep dorëheqje, të nisë një hetim për stafin akademik të Universitetit të Prishtinës, sidomos pas skandalit të fundit të blerejes së titujve shkencorë si dhe që politika të mos ndërhyjë në punën e Universitetit nëpërmjet Këshillit Drejtues të  UP – së.

Rreth orës 10:00 Policia e Kosovës ka ndërhyrë ndaj studentëtvetë cilët kishin bllokuar hyrjen kryesore të Rektoratit pas së cilës u arrestuan 25 studentë, prej të cilëve 2 kishin kërkuan ndihmë mjekësore  dhe disa të tjerë të lënduar më lehtë  gjatë tërheqjes zvarrë  nga policia për t’i larguar nga dera e Rektoratit.

Edhe disa policë kërkuan ndihmë si pasojë e gërvishjes apo ndrydhjeve gjatë përballjes me studentët që protestonin në mënyrë paqësore.KMDLNj vlerëson se ndëhyrja e policisë ka qenë kryesisht korrekte dhe në përputhje me ligjin përjashtuar dy raste kur policia , pasi ka prangosur studentët ua ka vu gjurin mbi gjoks apo i ka tërhequr zvarrë.

Monitoruesit e KMDLNj – së ishin në vizitë edhe në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nga morën edhe informatat zyrtare dhe ku u konfirmua numri i 25 të të arrestuarve, prej të cilëve 2 ishin femra. Vizita në Qendrën e Ndalimit u bë në orër 13:00, ku në atë kohë aktivistët e SKV po merreshin në intervistë dhe në të njejtën kohë Prokurori Publik po verifikonte incizimet nëse për ndonjë rast  kishte arsye për ndalim.

Pas bartjes në Qendrën e Ndalimit vetëm njëri nga të ndaluarit kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe të cilit i ishte ofruar. Kurse që të gjithë kishin refuzuar ofrimin e mbrojtësve. Patstaj, pas procedurës së intervistimit të gjithë të arrestuarit janë liruar.

KMDLNj ka monitoruar gjatë gjithë kohës dhe rreth orës 12:15 kur Rektori Gashi hyri në oborrin e Rektoratit, aktivistët e kanë gjuajtën me vezë. Ata u shprehën se do të qëndronin para Rektoratit deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se protestat do të vazhdonin edhe ditëve të tjera.

Ata edhe më tutje kanë vazhduar ta mbajnë të bllokuar hyrjen kryesore të Rektoratit ndërsa një numë më i vogël i policëve ndodhet aty por nuk kishte ndërhyrje të tjera.

Më 29 janar 2014 studentët protestues , para orës  8.00  përsëri  bllokuan hyrjen e rektoratit duke shpalosur kërkesat për dorëheqjen e rektorit  dhe KD të UP-së.

Numri i protestuesve ishte më i madh se dje ndërsa numri i policëve ishte më i vogël. Protestuesve iu bashkangjitën edhe një numër i qytetarëve , shoqërisë civile , politikanëve dhe nxënësve të shkollave të mesme.

Deri në ora 13.30 , kur KMDLNj po raporton sjellja e studentëve dhe protestuesve që iu bashkangjitën protestës është korrekte. Gjithashtu , sjellja e policisë është shumë korrekte. KMDLNj nuk sheh shenja të eskalimit të situatës.

KMDLNj, menjëherë pas zgjedhjes së z. Ibrahim Gashi në pozitën e rektorit pati reaguar duke e kundërshtuar këtë zgjedhje për shkak të ndërhyrjes 100% të politikës në këtë zgjedhje. Imponimi ishte politik , rektori ishte politik që prodhuan pasoja degraduese akademike duke e katandisur Universitetin e Prishtinës në një mjerim profesional dhe intelektual.

Kemi pasur të bëjmë me kriminalizim të skajshëm të konkursit kur fituesi ka qenë i ditur para intervistimit dhe ku nuk janë krijuar mundësi të barabarta dhe jodiskriminuese për të gjithë kandidatët që kanë konkuruar! Prandaj, Universiteti i Prishtinës, në vend që të bëhet tempull i dijes u shndërrua në treg ku tregtohej me nota dhe tituj shkencorë.

Në këtë kontekst KMDLNj kërkon shkarkimin e rektorit aktual, Ibrahim Gashi dhe përgjegjësve të tjerë, fillimin e hetimeve për gjendjen e krijuar dhe departizimin e Universitetit.

 KMDLNj, gjithashtu kërkon që politika të mos e instrumentalizojë këtë protestë duke e përdorur për qëllime politike. KMDLNj do të denoncojë çdo përpjekje që një politizim të Universitetit ta zëvendësojë me një politizim të protestave.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)