KMDLNj monitoron burgun e 325 të grave në Tiranë
Tiranë, 3 nëntor - Një ekip i KMDLNj-së, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për të drejtat e personave të privuar nga liria dhe parandalimin e torturës, ishte për një vizitë pune dhe monitoruese në Shqipëri.
Më parë kishte një vizitë të ngjajshme në Maqedoni sikur që planifikon një vizitë në Mal të Zi dhe Serbi nëse sigurohet leja e vizitës.
Gjatë kësaj vizite ekipi i KMDLNj-së u takua me Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë me të cilin bisedoi për trajtimin e personave të privuar nga liria, shtetas të Shqipërisë që e vuajnë dënimin në Kosovë si dhe për shtetasit e Kosovës që e vuajnë dënimin në Shqipëri.
KMDLNj vlerësoi se këtyre shtetasve, në paraburgim apo në vuajtje të dënimit u shkilen të drejtat elementare e personave të privuar nga liria dhe kërkoi që ata, pavarësisht ku i kanë kryer veprat penale, dënimin duhet ta vuajnë në vendin e tyre prandaj kërkoi nga ministri Manjani që kjo e drejtë të respektohet.
Ministri Manjani u pajtua me këtë por ofroi argumente se kjo çështje, për momentin nuk është e realizueshme për shkak të mbipopullimit të burgjeve të Shqipërisë dhe kërkesës të disa shteteve të BE së ti pranojë shtetasit e dënuar shqiptarë numri i të cilëve nuk është i vogël.
Në takim me Drejtorin e Drejtorisë së Burgjeve, Miklovan Kopani, KMDLNj e njoftoi për misionin e KMDLNj së për monitorimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria në Kosovë dhe vendet e rajonit duke u angazhuar për përmirësimin e këtyre të drejtave.
Drejtori i Burgjeve të Shqipërisë, Miklovan Kopani e informoi KMDLNj në për gjendjen dhe trajtimin e personave të privuar në Shqipëri, përparimet që janë bërë dhe sfidat me të cilat po përballen siç janë rritja e kriminalitetit, pengesat si pasojë e mungesës së fondeve dhe mungesa e kapaciteteve të vendosjes së atyre që e kanë shkelur ligjin.
KMDLNj u takua edhe Institucionin e Avokatit të Popullit si dhe kryesuesin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës në Shqipëri , z. Alfred Koçobashi, me të cilët biseduan për të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë si vazhdimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve në të ardhmen me theks të veçantë në fushën e parandalimit të torturës për personat e privuar nga liria.
Pastaj, KMDLNj u takua me drejtoreshen e Burgut për femra 325 (Ali Demi) znj. Jakaj dhe stafin e saj e cila e informoi KMDLNj në për gjendjen në këtë institucion ku mbahen femrat e paraburgosura dhe të dënuara e që është i vetmi në Shqipëri si dhe përpjekjet që atyre tu ndihmohet të integrohen në shoqëri , pasi të kenë vuajtur dënimin.
Në të gjitha takimet, KMDLNj prezantoi gjendjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe gjendjene personave të privuar nga liria në veçanti në Kosovë sikur që edhe ua dorëzoi Monografinë për Krime Lufte në Kosovë dhe Raportin e vitit 2015 për monitorimin e qendrave të paraburgimit dhe shtëpive Korrektuese në Kosovë mbështetur nga KFOS.
Këtë vizitë në kuadër të bashkëpunimit rajonal e mbështet KFOS kurse përkrahje logjistike i dha Ambasada e Kosovës në Shqipëri.