03 Maj 2024

KMDLNJ: Me polici nuk parandalohet ikja nga Kosova

Prishtinë, 11 korrik - Në reagimin e Këshillit për Mbrojtën e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) thuhet se ikja e qytetarëve nga Kosova nuk është dukuri që po ndodh sot, por kjo ka filluar nga viti 2004 duke marrë përmasa shqetësuese sidomos pas vitit 2010 dhe duke arritur kulminacionin në vitin 2012 dhe 2013.

Në reagim me tutje thuhet se shkaqet e ikjes janë kryesisht për shkak të gjendjes së rëndë materiale dhe humbjes së perspektivës në Kosovë, mungesa e lirisë së lëvizjes për shkak se Kosova nuk është përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave, menaxhimi jo i mirë i mjeteve nga buxheti i Kosovës për personat e riatdhesuar është arsye që pjesa dërrmuese e të kthyerve përsëri largohet nga Kosova në pamundësi të sigurojnë kushtet elementare për mbijetesë.

Prandaj, sipas KMLDNJ-së, bashkësia ndërkombëtare duhet të investojë në programe zhvillimore për hapje të vendeve të reja të punës në mënyrë që mos të përballet edhe në të ardhmen me fenomenin e migrimit ilegal e që është në rritje.

Kurse, Qeveria e Kosovës duhet të investojë më shumë në sigurimin e kushteve në mënyrë që të krijojë ardhmëri për qytetarët me standard të rrezikuar dhe të sigurojë integrim të qëndrueshëm për të riatdhesuarit.

KMDLNJ-ja, ka thënë se vetëm me polici dhe gjykata nuk mund të parandalohet ikja e qytetarëve nga Kosova sepse këto institucione merren kryesisht me pasoja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)