25 Dhjetor 2024

KMDLNJ kritikon EULEX-in për rastin Zogaj

Prishtinë, 30 shtator - KMDLNj shpreh shqetësim të thellë për shkak të këtij veprimi të papërgjegjshëm të EULEX-it i cili ka qenë përgjegjës për jetën e Agim Zogaj i cili ka pasur statusin e dëshmitarit të mbrojtur në një proces që fillon në fund të muajit tetor.

KMDLNj shpreh dyshime nëse vërtet bëhet fjalë për vetëvrasje aq më parë që ky dëshmitar, ndonëse i mbrojtur ka mundur lirisht të lëvizë, pa përcjellje dhe pa mbikëqyrje.

Pas kësaj “vetëvrasjeje” më nuk mund të flitet për një proces të drejtë dhe të paanshëm kurse administrimi i provave do të vihet nën dyshim.

Në këtë rast çdo vendim i gjykatës do të jetë i diskutueshëm nga të gjitha palët. Familjet e viktimave nuk do të gjejnë satisfakcion ndërsa mbrojtja e të akuzuarve do të jetë e hendikepuar në kuptimin se nuk do të jetë në gjendje të përballet me dëshmitarin kyç, tashmë i vetëvrarë. Me një fjalë, nuk do të ketë drejtësi!

Me një veprim të papërgjegjshëm EULEX po e prejudikon procesin gjyqësor duke i dëmtuar të gjitha palët në proces. Ky rast tragjik është një sinjal dhe vërejtje për autoritetet vendore se duhet, sa më shpejt që të jetë e mundur të funksionalizohet Burgu për dëshmitarët e mbrojtur në Dubravë.

Ky rast gjithashtu është një lajm i keq dhe dekurajim për dëshmitarët me status të veçantë në proceset eventuale në aferat e mëdha korruptive, krimit të organizuar dhe krimeve të luftës. EULEX duhet të jap përgjegjësi për humbjen e jetës së Agim Zogajt, dëshmitarit të mbrojtur, dëshmitari X në procesin në “rastin Kleçka” për krime lufte.

Nëse dëshmitari X ka qenë përcaktues për zbardhjen e krimeve të supozuara në “rastin Kleçka” atëherë KMDLNj konstaton se gjykimi është dëmtuar pariparueshëm.

Vet heshtja e EULEX-it është e dëmshme dhe EULEX duhet të sqarojë pse dëshmitari i mbrojtur në fakt nuk ka pasur asnjë mbrojtje. Me këtë veprim, EULEX po bënë përpjekje të distancohet nga një dështim për të cilin vet është përgjegjës!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)