KMDLNJ kritika për qeverinë, ICO-në dhe EULEX-in
Prishtinë, 10 mars - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në reagimin e tij, për vrasjen e fëmiut 13 vjeçar, Leutrim Musliu nga fshati Uglar i Gjilanit, si dhe për vrasjen e Shefko Sallkovicit në fshatin Postenje të Leposaviqit, vlerëson se, institucionet e Kosovës, ICO, EULEX dhe shoqëria civile kanë qenë nën standardin minimal moral të domosdoshëm për reagim.
Vrasjet e fundit, dëshmuan, brishtësinë e institucioneve që merren me sigurinë dhe rendin në Kosovë.
Këto vrasje gjithashtu dëshmuan ekzistimin e standardeve të dyfishta kur kemi të bëjmë me reagimet publike të institucioneve vendore e sidomos ndërkombëtare si dhe shoqërisë civile, thuhet në letrën e hapur, të KMDLNJ-së, drejtuar Qeveris së Kosovës, ICO-së dhe EULEX-it.