KMDLNj kërkon qëBalaj të merret në mbrojtje nga Policia e Kosovës
Prishtinë, 22 mars - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut reagoi rreth kërcënimeve ndaj ish aktivistes së këtij Këshilli e tani drejtueses së sekretariatit të gruas në lëvizjen Vetëvendosje, Nazlije Balaj.
Ajo ishte është kërcënuar me jetë pasi në hyrje të banesës së saj është vendosur një letër me porosinë Mos e mbro turpin se tpret plumi në ball.
KMDLNJ e dënoi ashpër këtë kërcënim serioz ndaj Balajt dhe kërkon nga organet e hetuesisë që të ndërmarrin veprime të shpejta për hetimin e këtij rasti.
Gjithashtu, KMDLNj kërkon që znj. Nazlie Balaj të merret në mbrojtje nga Policia e Kosovës.