23 Dhjetor 2024

KMDLNJ kërkon që Kosova të ndjekë kriminelët e luftës sipas përgjegjësisë komanduese

Prishtinë, 13 dhjetor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerëson se yyrtarët më të lartë të Serbisë, jo nga sot gjithmonë i kanë mohuar krimet që i kanë bërë në Kosovë, ose vet, si urdhërdhënës, zbatues apo në përpjekje për të arsyetuar liderët e tyre, që nga Millosheviqi, Mlladiqi, Arkani, Legija, Shesheli e deri te Aleksandar Vuçiq, president aktual i Serbisë dhe zëdhënës i krimeve nga lufta e fundit në kosovës.

"Si pikë mohuese e të gjitha krimeve në Kosovës e që është përdorur si pretekst për intervenim ushtarak të NATO-së në Serbi dhe Kosovë, zyrtarët serbë të kriminalizuar me krime ndaj civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur shqiptarë e kanë dhe e stërpëdorin Masakrën e Reçakut ku, më 15 dhjetor 1999 forcat ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë, të ndihmuar nga serbët lokalë masakruan në mënyrën më çnjerëzore të mundshme 45 shqiptarë të moshave të ndryshme pa kursyer të moshuarit dhe fëmijët", thekson KMDLNJ.

Në atë kohë, menjëherë pas Masakrës së Reçakut, përgjegjësi i NKMDLNj-së në Shtime, Ruzhdi jashari e që ishte në radhët e UÇK-së, si përgjegjës për informim, e informoi KMDLNj-në në Prishtinë përkatësisht Drejtorin Ekzekutiv për këtë krim, pa qenë i informuar për numrin dhe përmasat e të masakruarve.

Pastaj, Misioni Verifikues i udhëhequr nga ambasadori Volker, pas disa përpjekjeve arriti në vendin ku ishin masakruar 45 shqiptarë duke regjistruar pamje të llahtarshme që nuk kishin ndodhur as në kohën e inkuizicionit.

Të nesërmen, një ekip i KMDLNj-së shkoi në Shtime për të vazhduar për në Reçak por se të gjitha rrugët ishin bllokuar nga forcat serbe që nuk lejonin asnjë lëvizje drejt Reçakut.

Në kodrinën ku ishte rruga për Reçak, gjatë ditës kishte të shtëna sporadike midis ushtarëve të UÇK-së dhe Policisë Serbe që kishte pushtuar pjesën më të madhe të kodrinës.

Aty, monitorues të KMDLNj-së vërejtën ish - gjykatësen hetuese, Danica Marinkoviq, me një ekip prokurorësh dhe hetuesish që në përcjellje të Policisë serbe shkonin në drejtim të fshatit Reçak.

Pas përfundimit të luftës, një numër i dëshmitarëve nga fshati Reçak, bashkë me gjeneralin Shukri Buja ishin në zyrën e KMDLNj-së në Prishtinë për materiale dëshmuese pasi ishin ftuar si dëshmitarë para ish - Gjykatës për Krime Lufte për ish - Jugosllavinë e që e kishte selinë në Hagë të Holandës.

Realisht, në mungesë të identifikimit të dëshmitarëve okularë, deri më tani Masakra e Reçakut nuk ka siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që e bënë krimin.

Masakra e Reçakut është një krim që nuk mund të mohohet nga askush sepse janë 45 viktima, me emër dhe mbiemër që janë të masakruar, ka fotografi të mjaftueshme sikur që janë edhe deklaratat e zyrtarëve serbë, ushtarakë dhe policorë që janë përpjekur ta arsyetojnë këtë krim, si luftë ndaj “ terroristëve “ të UÇK-së.

Nga zyrtarët serbë, dy janë më të zëshmit në përpjekje për ta mohuar Masakrën e Reçakut; Aleksandar Vuçiq, president aktual i Serbisë që ka përgjegjësi konkrete dhe faktike për këtë Masakër si dhe Aleksandar Vulin, paramilitar i SPS -it, minister aktual i Punëve të Brendshme që po përpiqet të mbrojë dhe arsyetojë krimin që e ka bërë Ministria që ai e drejton ku ende ka policë që kanë qenë pjesëmarrës në këtë masakër.

Nga pozicioni e një krimineli, qëndrimi i Vuçiqit dhe Vulinit nuk mund të jetë ndryshe . Për KMDLNj -në është shqetësues fakti se subjektet politike në Kosovë kanë rënë në kurth të Vuçiqit dhe Vulinit duke e shndërruar deklaratat e dy kriminelëve të Serbisë në një luftë të pandershme midis opozites dhe pozites në vend që të bashkëpunojnë dhe t’i japin një përgjigje institucionale sikur edhe të ndërmarrin veprime konkrete.

Serbia mund të gjirojë sa të duan filma dhe pallavra të tjera por emrat e të gjitha viktimave në Kosovë janë të regjistruara dhe nuk mund të mohohen nga askush, pavarësisht përkatësisë kombëtare të viktimave dhe kriminelëve të mundshëm.

KMDLNj -ë ka kontribuar thuaja në të gjitha gjykimet për krime lufte në Kosovë e që janë të pakta nëse kemi parasysh numrin e viktimave sikur që ka kontribuar edhe për Tribunalin e Hagës për ish - Jugosllavi, qoftë përmes materialeve dëshmuese ashtu edhe me dëshmitarë e që ishin më shumë se 10 -të.

Policia për Hetimin e Krimeve të Luftës në Kosovë është shumë e angazhuar dhe shumë e përgjegjshme në hetimin  e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë dhe ka qëndruar në zyrat e KMDLNj -së ditë të tëra duke hulumtuar dosje dhe materiale mirëpo problemi paraqitet te niveli i përgjegjësisë.

Policia shpenzon shumë kohë dhe shumë mund për të kapur ekzekutorët e krimeve të niveleve të ulëta e që shumica shpëtojnë për shkak të mungesës së dëshmitarëve okularë, shkaku se shumë dëshmitarë kanë vdekur, e kanë lëshuar vendin apo se shkaku i moshës nuk janë në gjanedje ta përshkruajnë rastin dhe të identifikojnë dëshmitarët ndonëse në deklaratat e dhëna në KMDLNj - ë apo te të tjerët kanë qenë shumë të saktë.

Për këtë arsye KMDLNj -ë ka rekomanduar që të dyshuarit për krime lufte në Kosovë të ndiqen në bazë të përgjegjësisë komanduese politike, ushtarake dhe policore.

Gjykatat për Krime Lufte e kanë pikërisht këtë parim dhe kështu ishte vepruar edhe në Gjykatën e Nyrembergut, e Tokios, Gjykata në Ruandë, Sierra Leone dhe të ngjashme.

Kështu kishte vepruar edhe Gjykata për Krime Lufte për ish - Jugosllavi dhe kështu po vepron edhe Gjykata Speciale në Hagë.

Pse Kosova nuk vepron në këtë mënyrë ?! KMDLNj -ë fton të gjitha subjektet politike në Kosovë si dhe institucionet përgjegjëse të mos merren me deklaratat e Vulinit dhe të Aleksandar Vuçiqit por të forcojnë institucionet gjyqësore në mënyrë që të sigurojnë kushte për ngritje të aktakuzave në bazë të përgjegjësisë komanduese politike, ushtarake dhe policore.

Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohet drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që e planifikuan, e udhëheqën,  e bënë dhe nuk e penguan ndonëse kishin mundësi ta bënin këtë apo e glorifikojnë krimin.

Në këto aktakuza, pa asnjë dyshim do të ishin edhe Aleksandar Vuçiq si dhe Aleksandar Vulin.

Në këtë mënyrë Masakra E reçakut dhe mbi 200 masakrat të tjera në kosovë do të kishin përgjigje e jo në debatet e kota midis pozites dhe opozites .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)