15 Janar 2025

KMDLNj kërkon hetime për kërcënimin ndaj kryeredaktorit Morina

Prishtinë, 16 mars - Këshillit për Mbrotjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i është drejtuar z. Idriz Morina, kryeredaktor i gazetën Bota Sot duke deklaruar se është kërcënuar nga Nuredin Lushtaku, deputet i Kuvendit të Kosovës për shkak të një komenti që ishte botuar ditë më parë ku përmendej edhe emri i Lushtaku.

Zoti Morina ka deklaruar gjithashtu se i kishte ofruar mundësi zotit Lushtaku të jep intervistë, që të flas, të bëjë reagim apo sqarim në gazetën “Bota Sot” por ai nuk kishte pranuar. Zoti Morina i ka deklaruar KMDLNj-së se rastin e kërcënimit e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

KMDLNj e dënon çdo rast të kërcënimit që u bëhet gazetarëve në përgjithësi ndërsa në rastin konkret kërcënimi që i është bërë kryeredaktorit Morina (sipas deklaratës së tij dhënë KMDLNj-së) duke kërkuar hetime të shpejta për këtë rast.

Puna e gazetarëve nuk duhet të pengohet nga askush ndërsa ata që konsiderojnë se u është bërë padrejtësi nga ndonjë gazetarë apo medium duhet t’i drejtohen autoriteteve përkatëse e që janë gjykatat e rregullta.

KMDLNj mendon se edhe z. Lushtaku është dashur ta shfrytëzojë këtë mundësi që parashikohet me ligj nëse mendon se i është cenuar integriteti i tij personal në artikullin në fjalë.

KMDLNj mbron fuqishëm lirinë e fjalës dhe të shprehjes për të gjithë sepse kjo është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e cila është garantuar me Kushtetutën e Kosovës si dhe me të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)