02 Maj 2024

KMDLNj kërkon drejtësi për Shyhrete Berishën

Prishtinë, 2 dhjetor - E mbijetuara e masakrës ndaj familjes Berisha që e kryen forcat paramilitare, policore dhe ushtarake serbe në Therandë, znj. Berisha përkundër faktit se në masakrën ndaj familjes Berisha humbi burrin dhe 4 fëmijët, edhe 15 pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk po mund të realizojë njërën ndër të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e trashëgimisë.

Në një kontest të stërzgjatur gjyqësor që ka filluar para 12 vjetësh ajo po përballet me mohimin e të drejtës që të trashëgojë shtëpinë ku ka jetuar me burrin dhe 4 fëmijët e ekzekutuar nga forcat serbe.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerëson se sot në Kosovë e drejta e trashëgimisë është e rregulluar me Ligjin për Trashëgiminë i cili përcakton qartë këtë të drejtë andaj thirrje eventuale në të drejtën zakonore apo Kanunin e Lekë Dukagjinit përveç se është anakronizëm është edhe një veprim i pamoralshëm dhe demonstrim i hapur i diskriminimit që i bëhet femrës në Kosovë në përgjithësi ndërsa znj. Shyhrete Berisha në veçanti.

Në rastin konkret KMDLNj e bënë përgjegjëse edhe gjykatën kompetente që nuk ka vepruar shpejtë dhe duke e trajtuar rastin me prioritet për shkak të ndjeshmërisë së rastit në mënyrë që të eliminohet diskriminimi në baza gjinore ndaj znj. Berisha.

Për KMDLNj –në është i parëndësishëm fakti ku jeton Shyhrete Berisha (Gjermani) e që përdoret si argument në kontestimin e së drejtës së pakontestueshme, të drejtës për trashëgimi.

Gjithashtu, manipulimi me faktin kinse babai i z. Xhelal Berisha, si trashëgimtar i vetëm i kësaj prone e njeh për trashëgimtar të ligjshëm dhe të vetëm z. Xhelal Berisha nuk paraqet fuqi juridike që e përjashton znj. Shyhrete Berisha nga trashëgimia.

KMDLNj përkrah të drejtën e pamohueshme të znj. Shyhrete Berisha për trashëgimi të pronës familjare dhe kërkon të ndërpriten diskriminimet që u bëhen femrave në realizimin e kësaj të drejte duke kërkuar gjithashtu që Ligji për Trashëgiminë të respektohet në përpikëri pa bërë dallime etnike, fetare e në rastin konkret gjinore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)