17 Janar 2025

KMDLNj ka kërkuar ta vizitojë Nehat Thaçin

Prishtinë, 31 tetor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejatave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë përmes Zyres së Kosovës në Beograd ka kërkuar të krijohen kushtet që monitorues të kësaj organizate ta vizitojnë Drejtorin e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi i cili po mbahet i paraburgosur në Burgun në Nish.

KMDLNj ka kërkuar nga Valdet Sadiku që, si udhëheqës i Zyrës së Kosovës në Beograd të ndihmojë monitoruesit e KMDLNj-së në mënyrë që të krijohen kushtet për vizitë.

Mandati i  KMDLNj-së është të vizitojë personat e privuar nga liria në territorin e Kosovës sikur edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, në rast se sigurohet leja dhe ky monitorim i mbështetur nga KFOS përfshinë vetëm shtetasit e Kosovës që mbahen në paraburgim apo janë në vuajtje të dënimit në këto shtete.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)