18 Janar 2025

KMDLNj interesohet për shtetasit e Kosovës të burgosur në Maqedoni

Prishtinë, 9 shtator - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të bashkëpunimit rajonal në fushën e të drejtave të personave të privuar nga liria e që përkrahet nga KFOS – i pati takim me ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë, Valdet Xhaferi nga i cili mori informata të mjaftueshme për trajtimin e personave të privuar nga liria, shtetas të Kosovës, që janë të paraburgosur apo në vuajtje të dënimit në këtë shtet.

KMDLNj – në  në Prishtinë disa herë e ka vizituar Këshilli i Familjarëve në “Rastin Kumanova” duke shprehur shqetësimin për trajtim të keq dhe dhunën që po përdoret nga autoritetet maqedonase, pas arrestimit , në paraburgim dhe gjatë dërgimit në seancat gjyqësore.

KMDLNj pati bërë përpjekje për t’i vizituar të arrestuarit e “rastit Kumanova” dhe përkundër faktit se i ka plotësuar kushtet e kërkuara nga pala maqedonase, nuk i është dhënë leja për vizitë. KMDLNj – ë, gjatë takimit me z. Xhaferi, ministër i Drejtësisë i ka ripërsëritur dyshimet se të dorëzuarit mund të jenë ekzekutuar pasi kanë rënë në duart e policisë, se rezultatet e autopsisë janë vonuar shumë dhe se ky raport ka qenë i përgjithësuar, se ky gjykim mund të jetë i ndikuar politikisht dhe se ndaj të arrestuarve ende ka dyshime se po përdoret dhunë.

KMDLNj, ministrit të Drejtësisë i ka përcjellur shqetësimet e shtetasve të Maqedonisë që janë të paraburgosur apo vuajnë dënimin në Kosovës.

Si kërkesë e veçantë e KMDLNj – së për ministrin Xhaferi  ishte sigurimi i informatave dhe zbardhja e rastit të zhdukjes së dy qytetarëve të Kosovës, z. Vitia dhe z. Ibishi që janë zhdukur në territorin e këtij shteti dhe se për ta nuk dihet asgjë , që nga koha kur konsiderohen të zhdukur.

Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, z. Xhaferi e siguroi KMDLNj – në se si ministër i ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore që të paraburgosurit e “rastit Kumanova” të trajtohen në përputhje me ligjin dhe standardet dërkombëtare për trajtimin e personave të privuar nga liria dhe në këtë kontekst ka kërkuar përgjegjësi për të gjithë ata që i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare dhe të cilëve u dëshmohet fajësia.

Ai i tha KMDLNj –së se ka takime të rregullta me Këshillin e Familjarëve për “rastin Kumanova” dhe se ka kërkuar nga Komiteti Nërkombëtar i Kryqit të Kuq t’i vizitojë të arrestuarit dhe të bëjë hetime nëse iu janë shkelur të drejtat e njeriut.

Gjykimi që është duke vijuar e cilëson si transparent, të monitoruar nga vendorët dhe ndërkombëtarët dhe të pandikuar politikisht.

Të arrestuarit për “rastin Kumanova” sipas ministrit Xhaferi nuk keqtrajtohen në qendrat e paraburgimit (Shutkë, Manastir dhe Prilep) përveq se mund të ketë provokime apo presione psikike gjatë transferimit ( forcat speciale të policisë) nga paraburgimi , në sallën e gjykimit.

Ministri Xhaferi deklaroi se janë shumë të përgjegjshëm në trajtimin e personave të arrestuar dhe se i përmbushin të gjitha detyrimet e respektimit të këtyre të drejtave në përputhje me standardet që burojnë nga të gjitha dokumenetet ndërkombëtare relevante për të drejtat e njeriut.

Ministri i Drejtësisë, z. Xhaferi kërkoi që çdo shqetësim që e paraqesin familjarët e të arrestuarve për “rastin Kumanova” por edhe të tjera t’i drejtojnë në këtë ministri dhe vet ministrit të Drejtësisë.

Sa i përket personave që konsiderohen si të zhdukur në territorin e Maqedonisë, z. Vitia dhe Ibishi, ministri i Drejtësisë kërkoi që të plotësohen kërkesat me informata të mjaftueshme në mënyrë që të kërkoi zbardhjen e këtyre rasteve.

KMDLNj u takua me Ambasadorin e Kosovë në Maqedoni, z. Ylber Hysa të cilit i shprehu shqetësimet për trajtimin e personave të privuar nga liria, shtetas të Kosovës e që janë në burgjet e Maqedonisë duke kërkuar që ata të vizitohen, t’u ofrohet ndihma e paraparë me ligj, nga ajo materiale deri te ajo ligjore.

KMDLNj kërkoi informata nga Ambasadori Hysa për angazhimin e tij dhe të Ambasadës së Kosovës, në kuadër të mandatit dhe kompetencave, për të arrestuarit e shtetas të Kosovës në përgjithësi dhe ata të “rastit Kumanova” në veçanti e që janë në burgjet e Maqedonisë.

Ambasadori Hysa tha se që nga fillimi i mandatit ka qenë i angazhuar në mbrojtje të shtetasve të Kosovës kurse për “rastin Kumanova”, tërë kohën ka qenë i angazhaur ai dhe personeli i Ambsadës sikur që edhe tani janë në përcjellje të trajtimit të të arrestuarve dhe se e monitorojnë gjykimin. Gjithashtu, përkundër mundësive të kufizuara kanë bërë përpjekje t’iu dalin në ndihmë familjarëve të të arrestuarve.

Ambasadori Hysa e njoftoi KMDLNj – në me shërbimet që i ofron Ambasada e Kosovës në Shkup si dhe për shërbimet konsulare e të cilat nuk janë të pakta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)